DEBAT NË TEMËN “NDAJE AUTOMJETIN” NË MANIFESTIMIN “HAKATONI I AUTOBUSËVE TË SHKUPIT” 5.12.2016

Të shtunën /03.12.2016/ në ora 10.30 në Dhomën Publike/ Public Room (rruga 50 Division i 50-të, nr. 22) do të hapet manifestimi "Hakatoni i autobusëve në Shkup" në kuadër të së cilit do të mbahet debati në temën "Ndaje me tjetrin automjetin", dhe që realizohet  në kuadër të projektit SocialCar.

 

Qëllimi i këtij debati është ta motivojë publikun ta përdorin më shumë transportin publik dhe ta ndajnë automjetin për udhëtimet e përditshme në Shkup. Në kuadër të debatit pjesëmarrësit do të diskutojnë për të zhvilluar një zgjidhje inovative softverike apo mjet i cili do të përgjigjet në pyetjen e thjeshtë, por megjithatë kruciale: Çfarë mund ta inkurajojë  qytetarin për ta lënë automjetin e tij në shtëpi dhe të zgjedh transportin publik ose për ta ndarë automjetin e vet me një tjetër udhëtar?

 

Qyteti i Shkupit, i cili është partner në projketin hulumtues dhe inovativ SocialCar,i financuar nga programi HORIZONT 2020 , punon në përfshirjen e masës për të ndarë automjetin (Carpooling) në sistemet ekzistuese të transportit publik me ndihmën e softuerit për planifikimin dhe integrimin e bazave të të dhënave të transportit publik, ndarjen e automjeteve (Carpooling) dhe aktivizimin e qytetarëve përmes rrjeteve sociale (crowdsourcing).  Projekti SocialCar dhe transporti publik janë efektiv dhe  kanë ndikim më të madh kur një numër i madh i udhëtarëve i përdorin ato, prandaj qëllimi i kësaj teme është që të gjejmë një zgjidhje softverike që ndikon në ndryshimin e mentalitetit dhe sjelljes së njerëzve në drejtim të lënjes së automjeteve personale në shtëpi dhe përdorimin e transportit publik, transportit të organizuar të më shumë udhëtarëve me një automjet, apo më mirë, duke kombinuar transportin publik dhe ndarjen e organizuar të automjetit

 

“Hakatoni i autobuësve të Shkupit” është i organizuar në partneritet me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Fakultetin e Shkencave Informatike dhe inzhinjerisë kompjuterike (FINKI), Fakultetin Teknik në Manastir, Parkun Teknologjik (SEEUTechPark), Fakultetin për Informatik në Shtip, dhe Fakultetin e Informatikës dhe shkencave të komunikimit në Manastir.

 

Në kuadër të kësaj ngjarje NTP-Shkup ka shpallur thirrje publike për të interesuarit për përpunimin e zgjidhjes inovative softverike në drejtim të rritjes së kënaqësisë nga përdorimi i transportit publik në Shkup, përmes optimizimit të numrit të udhëtarëve në linjat e autobusëve 2, 5, 19 22 dhe 57.

 

Hakatoni do të zgjasë 24 orë dhe do të fillojë më 3 dhjetor, 2016 (e shtunë) në orën 10:30, ndërsa fituesit do të shpallen të dielën (04.12.2016 ) në ora 11:00, në Dhomën Publike / Dhomë publik (rruga Divisioni i 50-të, nr. 22).