LOJAL GRIN DHE URBAN LAB 1 FITUES TË HAKATONIT TË AUTOBUSEVE 23.12.2016

Ekipet e Llojal grin” (Loyal green) dhe "Urban lab 1" (Urban lab 1) janë fituesit e garës  "Hakatoni i autobusëve të Shkupit” që u zhvillua këtë fundjavë në Dhomën Publike/Public Room.

Ndeshjet ishin në 2 kategori - "Hakatoni i autobusëve të Shkupit” dhe "Stacione të zgjuara të autobusëve”, ku morën pjesë gjithsej 35 pjesëmarrës të ndarë në 5 ekipe në të dyja ndeshjet.

Fituesi i garës "Stacioni i zgjuar i autobusit” është ekipi i "URBAN LAB 1" i përbërë nga arkitektë të rinj, inxhinierë të ekektroteknikës dhe për softver: Mila Roriç, Dejan Tomski, Gjorgji Nusev dhe Marina Najdoska.

Ekipi i "Rojal Grin" i përbërë nga inxhinierë të rinj të softerit: Igor Zavojcevski, Goce Bogoeski, Igor Georgioski dhe Nikola Brdaroski janë fitues të "Hakatoni i autobusëve në Shkup."

Ata do të dërgojnë përfaqësues të tyre në Kanadë në vitin 2017 për të garuar në hakatonin  global për transport organizuar nga Youth for Public Transport. Në zgjidhjen e tyre e kanë implementuar edhe iniciativën për ndarje të automjetit me tjetrin, Social Car të mbështetur nga Bashkimi Evropian Horizont 2020 në Qytetin e Shkupit.

Shpërblimet fituesve të këtij manifestimi ua ndau drejtori i NTP –Shkup, Igor Janushev.

- NTP si kompani e përgjegjeshme shoqërore ka vendosur ta realizojë këtë projekt, ku përmes thirrjes publike i kemi ftuar të gjithë njerëzit dhe kompanitë që kanë ide të reja për të marrë pjesë në këtë projekt dhe garë. Qëllimi i këtij projekti ishte për të zhvilluar  softver për optimizimin e orarit të autobusëve të NTP-së, me qëllim që të rritet cilësia e shërbimeve që ne ofrojmë për qytetarët - tha drejtori i NTP, Igor Janushev .

“Hakatoni i autobuësve të Shkupit” është i organizuar në partneritet me Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Fakultetin e Shkencave Informatike dhe inzhinjerisë kompjuterike (FINKI), Fakultetin Teknik në Manastir, Parkun Teknologjik (SEEUTechPark), Fakultetin për Informatik në Shtip, dhe Fakultetin e Informatikës dhe shkencave të komunikimit në Manastir.

Në kuadër “Hakatoni i autobuësve të Shkupit” janë mbajtur edhe debate në temën "Ndaje me tjetrin automjetin",  në kuadër të projektit ndërkombëtar SocialCar.