PROGRAM I PASUR NË RRUGËN MAQEDONIA DHE SHESHIN MAQEDONIA 22.12.2016

 

Me program të pasur disa ditor, Qyteti i Shkupit me mbështetjen financiare të Telekomit të Maqedonisë dhe Birraria e Shkupit, edhe këtë vit ka organizuar aheng të paharrueshëm për pritjen e Vitit të Ri 2017, në sheshin Maqedonia.

- Qyteti i Shkupit edhe këtë vit përgatit përmbajtje interesante për banorët e qytetit, me të cilën do të mbahet mend ky Vit i Ri. Nga data 24 dhjetor hapet porta  e Bazarit të Vitit të Ri në rrugën "Maqedonia", në Shkup, i cili do të mbahet nën moton "Dhuro Lumturi". Bazari do të jetë vendi ku të gjithë vizitorët mund të blejnë dhurata interesante për të dashurit dhe miqtë. Vizitorët do të mund të blejnë gjëra të ndryshme të punuara me dorë, stoli të Vitit të Ri, syze të drurit, lule të Krishtlindjeve, kozmetikë nga përbërësit natyral, çokollata dhe shumë produkte të tjera. Për fëmijët është përgatitur program, çdo ditë nga ora 10 deri në 13:00, dhe ky program përfshin paradën e Vitit të Ri, defile të mbretëreshës së borës, shoqërim me Baba Dimrin, shumë lojra të fëmijëve, performancë të  magjistarit Kristian. Baba Dimri edhe këtë vit do të mbërrijë më 31 dhjetor në ora 11:30, kur edhe do të nis parada e Vitit të Ri. Programi muzikor fillon në orët e pasdites me  ahengjet e pasdites (after-work) dhe përfundon në ora 22:00 me performancat e artstëve të Maqedonisë, theksoi kryetari Trajanovski.

Drejtor i sektorit të marketingut dhe komunikimit të Telekomit të Maqedonisë,Radmilla Dimova e prezantoi programin muzikor qendror për më datën 31 dhjetor, që do të shoqërohet me fishekzjarre disa minuta.

- Telekomi i Maqedonisë tashmë 10 vite me radhë bashkohet në festimin e Vitit të Ri në Shkup. Ahengu do të fillojë në ora 19:30 me DJ Douz, pastaj pdo të performojë Adrian Gaxha nga ora 21 deri në 22. Vijon Slatkar nga ora 22:10  deri në 23:10 dhe Vitin e Ri do ta presim me performnacën e Karolina Goçeva, që do të fillojë nga ora 23:15  deri në  00:15 dhe performacën e Mile Kuzmanovskit, i cili do t’i argëtojë të pranishmit deri në ora 1:30 minuta pas mesnatës. Në kremtimn e Vitit të Ri do të kemi muzikë të shkëlqyer  maqedonase me shumë këngë të njohura dhe refrene dhe jemi të sigurt që do të ketë argëtim të shkëlqyer. I ftoj të gjithë qytetarët e Maqedonisë të bashkohen me ne këtu në sheshin e Shkupit "Maqedonia" dhe së bashku ta presim  Vitin e Ri - tha Dimova.

Edhe këtë vit, si pjesë e programit të pasur të kremtimit të Vitit të Ri do të mbahet gara tashmë tradicionale e Babadimrit.

- Në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me të vërtetë është kënaqësi e madhe që edhe këtë vit jemi të kyçur në magjinë e përgjithshme festive. Gara e Babdimrit këtë vit e organizojmë për herë të tretë dhe për kënaqësinë tonë kjo garë ka ngjallur interesim të madh. Birraria e Shkupit çdo vit përfshihet në ngjarjet që lidhen me komunitetet, ngjarje  që kanë të bëjnë me traditat familjare. Është kënaqësi e madhe për ne  që edhe këtë vit jemi të kyçur në festimin e Vitit të Ri dhe të ndihmojmë që këtë aheng ta bëjmë më interesant dhe më gazmor për të gjithë ata që janë të interesuar t’i ndjekin përmbajtjet që  ofron Qyteti - tha Katerina Haxhi Angeleska - Naçevska, përfaqësuese e Birrarisë së Shkupit.

Qyteti i Shkupit  këtë vit ndan 3 milion denarë për organizimin e Bazarit të Vitit të Ri dhe  2 milionë denarë për pritjen e Vitit të Ri.