FTESË PËR SEANCË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 26.1.2017

Këshilli i Qytetit të Shkupit, nesër më datë 26 janar 2017 (e enjte), me fillim në orën 13,00 do ta mbajë seancën e shtatëdhjetekatërtë  të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Rendi i Ditës

- Miratimi i procesverbalit të seancës së shtatëdhjetekatërtë të Këshillit të Qytetit të Shkupit

 

1. Konstatimi i ndalimit të mandatit të anëtarit të Këshillit të Qytetit të Shkupit;

2. Verifikimi i mandateve të anëtarëve të Këshillit të Qytetit të Shkupit;

3. Propozim-Ndryshimi dhe plotësimi i Planit të programeve për zhvillim  për periudhën 2017-2019;

4. Kërkesë për shqyrtimin e Propozim –Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit;

5. Propozim-Vendim për ndarjen e mjeteve në të holla për Kryqin e kuq të Qytetit të Shkupit;

6. Propozim-Vendim për miratimin e furnizimit me mjete themelore të destinuara për IPM Enti i Gereontologjisë “13 Nëntori”-Shkup;

7. Propozim-Vendim për miratimin e furnizimit me mjete themelore për nevojat e Njësisë territoriale zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit;

8. Propozim-Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë së mjeteve themelore NP “Parqe dhe gjelbërim”- Shkup;

9. Propozim-Vendim për bartjen e të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm të sendeve të luajtshme;

10. Propozim-Vendim për subvencionimin e NP “Parqe dhe gjelbërim “-Shkup;

11. Propozim-Vendim për subvencionimin e NP “Higjiena komunale”-Shkup;

12. Propozim-Vendim për ndryshimin e Vendimit për dhënien e subvencioneve NQP “Shkup” – Shkup për vitin 2017;

13. Propozim-Vendim për pranimin dhe dhënien e naftës NQP “Shkup”-Shkup;

14.  Propozim-Vendim për dhënien pëlqim të NP “Rrugë dhe rrugica”-Shkup;

15. Propozim-Vendim për çlirimin e investitorit nga pagimi i kompensimit për rregullimin e truallit ndërtimor ndryshime gjatë ndërtimit – ndërtimit shtesë, ndërtimit plotësues dhe adaptimit të objektit Kuvendi i Republikës së Maqedonisë;

16. Propozim-Vendim për sjelljen e Planit urbanistik për kuartin S 01, Shkup;

17. Propozim-Vendim për sjelljen e Planit urbanistik për kuartin J 03, Shkup;

18. Propozim-Vendim për sjelljen e Planit urbanistik për kuartin SZ 23, Shkup;

19. Propozim-Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës Karposh për shkak të përgatitjes së bazave Mbrojtëse-konservuese për trashëgiminë kulturore;

20. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në territorin e Qytetit të Shkupit në kushte dimërore për vitin 2016/2017 (shërbimi dimëror);

21. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së çmimeve për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse, mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal, vertikal dhe të ndriçimit, shërbimeve të automjeteve, mekanizimit ndërtimor dhe krahut të punës, mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në territorin e qytetit të Shkupit dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar dhe kanaleve në territorin e qytetit të Shkupit;

22. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin për aktivitete plotësuese të NP “Higjiena komunale”-Shkup në pjesën e pastërtisë publike në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 01.04. deri më 31.12.2017;

23. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin për aktivitete plotësuese në pjesën e mirëmbajtjes së shtratit të lumit Vardar, degëve të tij dhe kanaleve të hapura në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 01.04. deri më 31.12.2017;

24. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin për aktivitete plotësuese të NP “Parqe dhe gjelbërim” – Shkup në pjesën e mirëmbajtjes së sipërfaqeve  të gjelbra në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 01.04. deri më 31.12.2017;

25. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e sipërfaqeve të gjelbra në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017;

26.  Propozim-Program për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të qytetit në Shkup për vitin 2017;

27. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim të Listës së çmimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së çmimeve të shërbimeve në hortikulturën e NP “Parqe dhe gjelbërim”;

28. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim të Listës së çmimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së çmimeve të materialit mbjellës të cilin NP “Parqe dhe gjelbërim” e blen nga Florakom” SHPKTHPV;

29. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin për shfrytëzimin e privilegjuar të shërbimit të parkingut në parkingjet publike dhe sipërfaqet publike të destinuara për parkim me të cilat menaxhon NP “Parkingu i qytetit” – Shkup nga ana e personave me nevoja të posaçme për vitin 2017;

30. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin investues të NP “Parkingu i qytetit” – Shkup për vitin 2017;

31. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin investues të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup për vitin 2017;

32. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Programin investues të NQP “Shkup” – Shkup për vitin 2017;

33. Propozim-Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për përcaktimin e vlerës së pikës për përllogaritjen e pagave për të punësuarit në NQP Shkup;

34. Propozim-Vendim për zgjedhjen e partnerit/ortakut për investime në Ndërmarrjen publike për deponimin e mbetjeve komunale “Drisla”-Shkup me qëllim kryerjen e veprimtarisë koncesionale deponimi i mbetjeve komunale në depon Drisla;

35. Informacion për përgatitjen e kadastrës së integruar të ndotësve të ambientit jetësor të Qytetit të Shkupit;

36. Propozim-Plan për përmirësimin e kualitetit të ajrit në aglomeracionin Regjioni i Shkupit;

37. Propozim–Plan afatshkurtër për mbrojtjen e ajrit ambiental në Qytetin e Shkupit dhe komunat e Qytetit të Shkupit dhe

38. Raport për realizimin e aktiviteteve të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të Qytetit të Shkupit për vitin 2016.

 

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. “Ilinden” nr. 82.