U SHPALLËN ZJARRFIKËSI, POLICI DHE GJAKDHURUESI MË I MIRË NË QYTETIN E SHKUPIT PËR VITIN 2016 18.1.2017

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot solemnisht ua dorëzoi shpërblimet policit, zjarrfikësit dhe gjakdhuruesit më të mirë në teritorrin e qytetit të Shkupit për vitin 2016. Zjarrfikës më i mirl për vitin 2016 u shpall Svonko Stoajnovski, shpëtimtar në Brigadën për mbrojtje nga zjarri e Qytetit të Shkupit, polic më i mirë për vitin 2016 u shpall Marjan Dimitrovski, i punësuar në Stacionin policor “Gazi Babë”-Shkup, dhe gjakdhurues më i mirë për vitin 2016 është Lupço Vellkovski.

- Qyteti i Shkupit tradicionalisht ndan çmimin për policin, zjarrfikësin dhe gjakdhuruesin më të mirë në territorin e qytetit të Shkupit. Shpërblimi është në vlerë prej 10. 000 denarë, ndërkaq i shpërblejmë ata të cilët sakrifikojnë më së shumti, më të guximshmit dhe më humanët, me qëllim që t’i inkurajojmë qytetarët e Shkupit që dhe ata të bëhen të guximshëm dhe njerëz human. Dua t’u uroj fituesve për suksesin e arritur dhe t’i porosis ata që edhe në të ardhmen të jenë shembull i mirë për kolegët dhe bashqytetarët, tha kryetari Trajanovski.

Zjarrfikës më i mirë për vitin 2016,është Svonko Stojanovski, zjarrfikës-shpëtimtar në Brigadën për mbrojtje nga zjarri e Qytetit të Shkupit, ka 27 vite përvojë pune, i cili ka marrë pjesë në shuarjen e mbi 50 zjerreve dhe ka kontribuar në shpëtimin e jetës së njerëzve  dhe reduktimin e dëmeve materiale.

Polici më i mirë  për vitin 2016 është Marjan Dimitrievski, i punësuar në stacionin policor me kompetencë të përgjithshme "Gazi Babë" - Shkup, ka 24 vjet përvojë pune, dhe vitin e kaluar ka arritur rezultate mbi mesatare dhe detyrat e punës i ka kryer me përkushtim të lartë.

Gjakdhuruesi më i mirë Ljupco Velkovski, deri më tani gjatë viteve të shkuara ka dhuruar gjak 120 herë dhe rregullisht 4 herë në vit dhuron gjak dhe është  shembull i mire për inkurajim për dhuruesit e rinj misioni i të cilëve  është të shpëtojnë jetën e njeriut