PAKETA PËR VITIN E RI PËR MË SHUMË KATEGORI SOCIALE PËR FËMIJË 17.1.2017

Reagim ndaj konkluzionetve paushalle  në tekstin "Koce do të shpenzojë 15.000 euro për paketat e Vitit të Ri dhe dhurata për administratën e qytetit", botuar në portalin Dua të them më 24 dhjetor 2016.

Në fakt, autori në tekst në mënyrë tejet joprofesionale dhe pa e vërtetuar gjendjen reale, publikon të dhëna dhe vlerësime se shfrytëzues të paketave të Vitit të Ri do të jenë fëmijët e administratës së Qytetit dhe administratës.

Nëse autori kishte pak virtyt të parashtrojë pyetjen, menjëherë do të informohej se gati gjysma e paketave  janë për fëmijët e SOS fshatit, për fëmijët e OJQ “Fëmijët e rrugës”, si dhe anëtarë të kësaj OJQ. Për hir të së vërtetës një pjesë e paketave do t’u jepen fëmijëve të të punësuarve në administratën e qytetit dhe në Brigadën  zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit, që është praktikë e të gjithë punëdhënësve.

Edhe një herë mbetet që me keqardhje të konstatojmë se është krejt joserioze, që për arsye vetëm për ju të njohura, të bëhet përpjekje për të manipuluar me opinionin publik, pa mbajtur aspak llogari se megjithatë bëhet fjalë për manifestim humanitar social dhe me karakter tradicional. Gazetarët dhe redaktorët tuaj janë të njoftuar mirë me karakterin e manifestimeve, sepse për vite të tëra i ndjekin manifestimet në të cilat kryetari u ndan paketa të Vitit të Ri atyre që janë interesi më vital dhe për të cilët duhet të kujdesemi, e ato janë fëmijët.