VENDOSEN SHENJA TË REJA TË TRAFIKUT 17.1.2017

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe të NP"Rrugë dhe rrugica", këto ditë po vendosin shenja të reja ndriçuese në shtyllat portale në kryqëzimet e qytetit.

Shenjat e reja tashmë janë vendosur në kryqëzimin e bulevardit VMRO me bulevardin Goce Dellçev, dhe zëvendësimi i shenjave të vjetra me shenja të reja do të vazhdojë në rrugën Radishanska tek shkolla "Aco Shopov", dhe në rrugën Moskovska dhe bulevardin Aleksandri i Maqedonisë.

Me vendosjen e shenjave të reja të trafikut do të sigurohet dukshmëri më e madhe në kalimet për këmbësorë dhe trafik më i sigurtë në rrugët e qytetit.

 

Sipas programit të Qytetit të Shkupit, shenjat të reja është paraparë të vendosen edhe në rrugën Dimitrie Çupovski, te kalimi për këmbësorë te SHMQSH “Josip Broz Tito" në vendkalimin për këmbësorë tek Ministria e drejtësisë, në bulevardin Arradhat partizane (në pjesën prej te rruga Aco Shopov deri te rruga Angel Dinev), në rrugën Franklin Ruzevelt, Butelska, Koce Metalec, si dhe në rrugën Indira Gandi.