VAZHDOJNË AKTIVITETET PËR NDËRTIMIN E SHTIGJEVE TË ÇIKLIZMIT NË SHKUP 17.1.2017

   

 

 

Vazhdojnë aktivitetet ndërtimore në kuadër të projektit të madh për ndërtimin dhe rindërtimin e shtigjeve të biçikletave "SHKUPi qytet i çiklizmit 2017". Këto ditë, ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP "Rrugë dhe rrugica” punojnë në disa lokacione për formimin dhe asfaltimin e shtigjeve për biçikleta në kuadër të këtij projekti.

Ditëve të fundit intenzivisht po asfaltohen shtigjet e biçikletave përgjatë rrugës "Gjorçe Petrov", ku më parë ishte bërë riparimi i plotë i kësaj rruge.

Këto ditë po punohet gjithashtu në ndërtimin e shtigjeve të biçikletave nga Rruga 2 si pjesë e projektit “SHKUPi qytet i çiklizmit 2017", ku po asfaltohen shtigjet e biçikletave përgjatë bulevardit "Arradhat partizane" në pjesën prej te poliklinika "Bukuresht" drejt qendrës tregtare "Siti Moll" .

Rruga 2 nga Projektit "SHKUPi qytet i çiklizmit 2017", është e gjatë 11 km dhe do të lidhë komunën e Aerodromit, përmes komunës Qendër dhe Karposh, deri te komuna Gjorçe Petrov. Ajo i përfshin bulevardet “Ekspedita e shkurtit”, “Vidoe Smilevski Bato”, “Jane Sandanski” dhe “Kuzman Josifovski Pitu”, Kejin 13 Nëntori, sheshin "Maqedonia", bulevardin “VMRO” dhe bulevardin ”Arradhat partizane” deri në Porta Vllae.