AKSIONE TË EKIPEVE TË QYTETIT NË KOMUNAT E SHKUPIT 16.1.2017

Qyteti i Shkupit gjatë tre ditëve të fundit (19, 20 dhe 21 dhjetor) ka realizuar aksion të jashtëzakonshëm ku ishin të përfshira ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit, përkatësisht të punësuarit e NP "Higjiena komunale" - Shkup, NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" dhe NP "Parqet dhe gjelbërimi".

Punëtorët e këtyre tri ndërmarrjeve publike me ndihmë të mekanizmit dhe me dorë kanë bërë pastrimin e deponive të egra, kanë pastruar gjelbërimin e parqeve, i kanë pastruar nga sedimentet e rërës, dheut dhe gjetheve pusetat dhe i kanë larë rrugët në komunën e Gazi Babës.

Aksioni i tillë tre ditor filloi të realizohet dje dhe do të vazhdojë nesër në teritorrin e komunës së Çairit, dhe nga data 26 deri më 28 dhjetor do të realizohet në Komunën Qendër.

Me këtë aksion të Qytetit të Shkupit do të përfshihen të gjitha komunat e tij, ndërkaq plani i punës së ndërmarrjeve publike të përfshira në realizimin e aksionit do të zhvillohet në varësi të kushteve të motit.