U MBAJT SENACA E 74-TË TË KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 16.1.2017

Këshilli i Qytetit të Shkupit ,dje më datë 13 dhjetor 2016 (e martë), me fillim në orën 13,00 e mbajti seancën e shtatëdhjetekatërtë, në të cilën miratoi shumë vendime, programe dhe plane zhvillimore.

Seanca filloi me një minutë heshtje për vdekjen e anëtares  të Këshillit të Qytetit të Shkupit,Esma Rexhepova-Teodosievska, e cila ishte anëtare e Këshillit që nga viti 2005.

Në seancë u miratuan këto Vendime:Vendimi për përcaktimin e vlerës së pikës për pagat e nëpunësve shtetërorë për vitin 2017;Vendimi për ndarjen e mjeteve në të holla SOS – “Fshati i fëmijëve Maqedonia”, Shkup;Vendimi për dhënien në shfrytëzim të përhershëm të tabelave inter-aktive, fotokopjuesve multi-funksional dhe tabelave të bardha magnetike shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit;Vendimi për sjelljen e Planit urbanistik për kuartin SSI 04, Shkup.Vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës Kisela Voda për pjesëmarrje financiare në procedurën e shpronësimit të pronës së paluajtshme në Rrugën e re të projektuar Ivan Kozarov;Vendimi për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunave në qytetin e Shkupit për riparimin e gropave të mëdha;Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërkomunal ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Sarajit për pjesëmarrje financiare për shlyerjen e obligimeve për energji elektrike në Komunën e Sarajit-Fshati Bukoviq;Vendim për çlirimin e investitorit nga pagimi i kompensimit për rregullimin e truallit ndërtimor për ndërtimin e objektit terren sportiv shumëqëllimor;Vendim për miratimin e mjeteve financiare për punësime në kohë të caktuar pune;Vendim për dhënien subvencion NP “Rrugë dhe rrugica“ – Shkup për vitin 2016, për blerjen e makinave;Vendim për dhënien subvencion NP “Rrugë dhe rrugica“ - Shkup për mbulimin e shpenzimeve operative për funksionimin e Qendrës për menaxhimin dhe kontrollin e komunikacionit (QMKK) për vitin 2017;Vendim për dhënien subvencion NP “Parkingu i qytetit” për vitin 2017 ;Vendim për dhënien subvencion NQP Shkup - Shkup për vitin 2017;Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit;Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për Sistemin e integruar tarifor në transportin e linjave të udhëtarëve në qytetin e Shkupit;Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për përcaktimin e vlerës së përkohshme të kompensimit për shërbimet e kryera në transportin e linjave të udhëtarëve, sipas kriterit për kilometër të kaluar;Vendim pranimin dhe dhënien e naftës “NQP” Shkup-Shkup;Vendim pranimin dhe dhënien e naftës “NQP” ShkupVendim për dhënien pëlqim për Rregulloren e punës së Qendrës operative të kontrollit pranë “NQP” Shkup.Vendim për pjesëmarrje financiare të Qytetit të Shkupit në realizimin e Projektit: „Realizimi i ndriçimit elektrik në shpellën Vrelo-Matka”; Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së çmimeve për mirëmbajtjen dhe ndërtimin rrugëve magjistrale dhe mbledhëse, mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal, vertikal dhe ndriçues, shërbimin e automjeteve, mekanizimin ndërtimor dhe krahun e punës, mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në kushte dimërore në territorin e qytetit të Shkupit dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar dhe kanaleve në territorin e qytetit të Shkupit;

Në seancën e djeshme Këshilli miratoi një numër të madh të programeve të punës, si dhe miratimet për programet e ndërmarrjeve publike dhe i miratoi këto:Plani Zhvillimor për ngritjen dhe mbajtjen e gjelbërimit për përdorim publik në Qytetin e Shkupit për periudhën 2017-2019 vit ;Plani zhvillues për ngritjen dhe mirëmbajtjen e gjelbërimit për nevoja publike në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 2017-2019 ; Plani zhvillues për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar, degëve të tij dhe kanaleve të hapura në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 2017-2019;Plani zhvillues për transportin publik të udhëtarëve në territorin e qytetit të Shkupit për periudhën 2017-2019;Plani zhvillues për mirëmbajtjen, ndërtimin dhe menaxhimin me hapësirat e parkingut publik në qytetin e Shkupit për periudhën 2017 -2019;Plani zhvillues për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e sinjalizimit ndriçues, horizontal dhe vertikal në territorin e qytetit të Shkupit për periudhën 2017 -2019;Plani zhvillues për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në territorin e qytetit të Shkupit për periudhën 2017 - 2019;Vendim për dhënien pëlqim për Programin për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e sinjalizimit ndriçues, horizontal dhe vertikal në territorin e qytetit të Shkupit në vitin 2017;Vendim për dhënien pëlqim për Programin për mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e rrugëve automobilistike në kompetencat e Qytetit të Shkupit, korsive të këmbësorëve dhe biçikletave dhe sipërfaqeve rekreative në territorin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017, të NP “Rrugë dhe rrugica” Shkup;Vendim për dhënien pëlqim për Programin për mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar, degëve të tij, lumenjve Lepenec, Treska, Serava dhe kanaleve të hapurave në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017;Vendim për dhënien pëlqim për Programin për mënjanimin dhe deponimin e përkohshëm të objekteve të vendosura në mënyrë jolegale në brezin e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse dhe sipërfaqeve të tjera publike  në territorin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017;Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për çregjistrimin nga evidenca e kontabilitetit të objektit QRS Liqeni Treska;

Këshilli i Qytetit të Shkupit dje i miratoi edhe këto programe:Program për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e bashkëpunimit me shoqatat dhe fondacionet për vitin 2017;Program për punën e Këshillit të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;Program për përkrahjen e zhvillimit ekonomik lokal të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;Program për financimin e projekteve për zhvillimin e artizanatit, hotelerisë dhe tregtisë së Qytetit të Shkupit për vitin 2017;Program propagandën e përgjithshme turistike dhe për përmirësimin e kushteve për qëndrimin e turistëve të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;Plan për efikasitet energjetik të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;Program për rregullimin e truallit ndërtimor në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017;Program për përgatitjen e planeve urbanistike të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;Program për realizimin e dezinsketimit në territorin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017;Program për vendosjen e flamujve me rastin e festave shtetërore dhe rasteve të tjera, në vitin 2017;Program për zgjidhjen e problemit me kafshët endacake në territorin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017;Program për mirëmbajtjen e pastërtisë në territorin e Qytetit të Shkupit  për vitin 2017;Program për menaxhimin me mbetjet në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017;Program për realizimin e aktiviteteve me numërtimin e objekteve në territorin e Qytetit të Shkupit në 2017;Program i aktiviteteve nga fusha e mbrojtjes së ambientit jetësor dhe natyrës të Qytetit të Shkupit për vitin 2017;Program për financimin e institucioneve publike dhe aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2017;Program për shfrytëzimin e privilegjuar të transportit publik urban në territorin e Qytetit të Shkupit nga ana e personave me nevoja të posaçme në vitin 2017;Program për aktivitetet në fushën e mbrojtjes sociale, të fëmijëve dhe shëndetësore në qytetin e Shkupit për vitin 2017;Program për aktivitetet e Qytetit të Shkupit nga fusha e arsimit të mesëm në vitin 2017;Program për aktivitetet në fushën e sportit dhe të rinjve në qytetin e Shkupit në vitin 2017 dheProgram vjetor i Këshillit të Qytetit të Shkupit për sigurinë në komunikacionin rrugor në rrugët automobilistike në qytetin e Shkupit për vitin 2017;