QYTETI I SHKUPIT DO T’I DHUROJË MJETET E PLANIFIKUARA PËR PRITJEN E VITIT TË RI 11.1.2017

Qyteti i Shkupit informon publikun se heq dorë nga kremtimi për pritjen e Vitit të Ri 2017 që duhej të mbahej në sheshin Maqedonia. Mjetet e planifikuara për organizimin e  pritjes së Vitit të Ri në vlerë prej rreth 2 milionë denarë do të dhurohen për qëllime sociale. Vendimin se ku do të dhurohen mjetet do ta sjellë Këshilli i Qytetit të Shkupit.

 

Qyteti i Shkupit për 10 vitet e fundit shpenzon mjete minimale për të organizuar kremtimin e Vitit të Ri, pasi që ahengun për qytetarët e kanë financuar operatorët mobil në vend, ndërsa këtë vit sponsor i ahengut duhej të ishte Telekomi i Maqedonisë.