U HAP PANAIRI I DYTË I OJQ-VE PËR VULLNETARIZËM DHE QYTETARI AKTIVE 10.1.2017

   

 

 

 

 

Sot, /06.12.2016, e martë/ në Qendrën kulturore rinore për herë të dytë u mbajt Panairi i shoqatave qytetare për vullnetarizëm dhe qytetari aktive në Qytetin e Shkupit.

Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për  shoqatat qytetare dhe fondacionet që janë të regjistruara në territorin e Shkupit, për të prezantuar aktivitetet e tyre para publikut dhe  shoqatat e tjera, për të shkëmbyer përvojat dhe të japin sugjerime për bashkëpunim të mëtejshëm.

Panairin e hapi Lovren Markić, Udhëheqës i Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar dhe mbështetje të shoqatave dhe fondacioneve të Qytetit të Shkupit.

- Qyteti i Shkupit edhe këtë vit e mbështet organizimin e këtij panairi për organizatat qytetare. Më vjen shumë mirë që po ju shoh në numër kaq të madh dhe prej vitit të  ardhshëm ne do të shohim këtë panair ta organizojmë në hapësirë ​​më të madhe ku do të mund të marrin pjesë numër edhe më shumë shoqata dhe organizata. Dua t'ju uroj 5 dhjetorin - Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit, ditë në të cilën shënohet ky aktivitet shumë i rëndësishëm që ngadalë përsëri po kthehet në shoqërinë tonë. Shpresoj se do ta shfrytëzoni këtë forum për njohje më të mirë të ndërsjellë dhe rrjetëzim, si dhe të mirrni pjesë në ndonjë nga tre forumet që janë të organizuara në kuadër të panairit - tha Markić.

Këtë vit Panairi i OJQ-ve  mbahet nën moton "Me anë të vullnetarizmit deri te të qytetaria aktive" dhe në të marrin pjesë mbi 60 shoqata dhe fondacione.

Panairi i shoqatave qytetare për vullnetarizmin dhe qytetarinë aktive në qytetin e Shkupit organizohet si pjesë e aktiviteteve me rastin e 5-dhjetorit, Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit. Ky panair është organizuar nga shoqata qytetare "Qendra vullnetare Shkup", dhe është mbështetur financiarisht nga Qyteti i Shkupit.