U NDANË ÇMIMET “13 NËNTORI” I QYTETIT TË SHKUPIT PËR VITIN 2016 25.1.2017

 
     
 

 

 

Dje në mbrëmje, në Operën dhe baletin e Maqedonisë u mbajt ceremonia për shënimin e  Ditës së çlirimit të Shkupit, 13 Nëntori.

Në kuadër  të ceremonisë, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, fituesve të çmimit "13 Nëntori" të Qytetit të Shkupit për vitin 2016, ua dorëzoi shpërblimet dhe iu drejtua mysafirëve.

- Me këtë rast dua të theksojë se është obligim i yni ta inkurajojmë dhe ta vlerësojmë  punën vetëmohues të të gjithë qytetarëve tanë që me punën dhe të arriturat e tyre kanë  investuar dhe  investojnë në zhvillimin e Shkupit, si qytet në të cilin kultivohet tradita, solidariteti dhe bashkëjetesa  multikulturore. Pikërsiht çmimi  tradicional "13 Nëntori i Qytetit të Shkupit" për arritjet  e veçanta dhe realizimet në të gjitha segmentet e  jetës, është shenjë e mirënjohjes  së Qytetit të Shkupit për të gjithë ata që me punën dhe arritjet e tyre kanë kontribuar në zhvillimin e tij, por edhe për avancimin e përgjithshëm dhe  promovimin e Republikës së Maqedonisë, brenda dhe përtej kufijve të saj. Është nder i madh dhe kënaqësi për mua që kam mundësinë si kryetar i Shkupit, sonte t’ua ndajë  çmimet fituesve të këtij viti, sinqerisht i bindur se kjo mirënjohje për to do të jetë një stimul i fortë për arritjet e reja krijuese, - tha kryetari Trajanovski.

Në emër të fituesve të  Çmimit "13 Nëntori" i Qytetit të Shkupit për vitin 2016 foli arkitekti Vangell Bozhinovski.

Fitues të  Çmimit "13 Nëntori" i Qytetit të Shkupit për vitin 2016 janë:

 

Nga fusha e shkencës

 1.Mihaill Garevski profesor universiteti, për arritjet të rëndësishme në shkencë, arsim dhe në fushën e ndërtimtarisë.

2. Hamit Asllani, Profesor i Fakultetit filologjik "Bllazhe Koneski" - Shkup, për arritje të rëndësishme të vazhdueshme në shkencë dhe arsim.

 

Nga fusha e arsimit dhe edukimit

1.TOMISLAV Dimishkovski profesor në pension, për arritjet të rëndësishme në fushën e arsimit dhe edukimit.

 

Nga fusha e kulturës

1. ALEKSANDAR KUJUNXHISKI  shkrimtar për fëmijë dhe të rinj, për arritje në fushën e kulturës dhe artit.

 

Nga fusha e artit

1. Musheref Lozana Prekiç aktore në pension, për kontributin e shquar në popullarizimin e artit teatror në Shkup.

2.LETKA Polizova Dimovska, dirigjent koral,për karrierën 40-vjeçare të mësimdhënie si  dirigjent i korit të grave "Sv.Zlata Meglenska"

 

Nga fusha e publicistikës dhe arkitekturës

1.Vangjel Bozhinovski, arhitetekt, për hulumtimet shumëvjeçare, popullarizimin dhe zhvillimin e qytetit të Shkupit dhe krijimit arkitektonik të më shumë objekteve të rëndësishme.

 

Nga fusha e aktivitetit humanitar

1.ALMINA Alilovic, studente, për humanitetin e treguar dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve

 

Për nxënës dhe studentë  

1.EVA KARAMANOVSKA, nxënëse në shkollën fillore "Rajko Zhinzifov", për të arriturat e vazhdueshme të suksesshme në aktivitetet mësimore dhe jashtë mësimit.

2.MARKO Naumovski, nxënës në shkollën e mesme "Dr Pance Karagjozov" për të arriturat e vazhdueshme të suksesshme në aktivitetet mësimore dhe jashtë mësimit.

 

Në suaza të ceremonisë me rastin e  Ditës së çlirimit të Shkupit, në foajenë e OBM, u hap ekspozita e veprave artistike të cilat janë bërë në Koloninë ndërkombëtare artistike  "Shkupi 2016", ndërkaq pas ndarjes së çmimeve , për nder të fituesve dhe me rastin e festës së Shkupit, ekzekutoi kori "Shën. Zlata Meglenska" dhe pastaj u mbajt opereta"Glorija".