TË MOS E HARROJMË TË KALUARËN-TË KONTRIBUOJMË PËR TË ARDHMEN 10.1.2017

Në ambientet e SHMQSH "Vlado Tasevski" – Shkup u mbajt manifestimi përfundimtar me të cilin u rrumbullakësuan aktivitetet në kuadër të projektit "Shënimi  i ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve në fushën e arsimit", me titull "Në errësirën e sprovave të rënda historike ata ishin në mbrojtjen e identitetit tonë kulturor dhe kombëtar (Miladinovci, Përliçev,Cepenkov, Çernodrinski). "

Projekti u realizua në tre faza nga muaji maj deri në nëntor 2016 dhe në të u kyçën  50 nxënës  nga paralelet në gjuhën maqedonase dhe shqipe.

Shkrimtarët tanë, poetët dhe punëtorët kulturor në të kaluarën kanë qenë bartës të luftës së popullit maqedonas për pavarësi, të drejtën për gjuhën e tyre, kulturën dhe traditën dhe ata qëndruan në vijën e frontit të identitetit tonë kombëtar dhe kulturor. Është detyra jonë dhe e të gjitha gjeneratave pas nesh që ta ruajmë kujtimin e tyre dhe dhe të jemi pasardhësit e tyre të denjë.

Manifestimi përfundimtar ishte një kolazh letrar-muzikor përmes të cilit nxënësit i kthyen të pranishmit në vargjet e përjetshme të Konstandin Miladinovit dhe Grigor Përliçevit, ndërkaq përmes dramatizimit të përrallës më të gjatë maqedonase fantastike "Lejleku siljan" dhe dramës "Dasma e përgjakur maqedonase" nxënësit e ringjallën kujtimin e Marko Cepenkovit dhe Vojdan Çernodrinski.

Performancat e nxënësve u shoqëruan me muzikë popullore maqedonase, si dhe me shfaqjen e grupit folklorik nga shkollat tona.

Mysafirët e pranishëm patën mundësinë ta shohin edhe filmin e inçizuar në suaza të vizitës së shtëpive përkujtimore të Vëllezërve Milladinovci dhe Grigor Përliçev, si dhe prezantimet të cilat pjesëmarrësit i kanë përpiluar në kuadër të projektit.