THIRRJE PUBLIKE PËR SHFRYTËZIMIN E AUTORIZUAR TË TRANSPORTIT PUBLIK KATEGORITË E PERSONAVE ME NEVOJA 9.1.2017

Këshilli i Qytetit të Shkupit në propozim të Kryetarit të Qytetit të Shkupit, në mbledhjen e mbajtur më 13.12.2016 votoi Programin me të cilin përcaktohen llojet e shfrytëzimit të autorizuar të transportit publik të qytetit, kategoritë e personave me nevoja të posaçme të cilët kanë të drejtë të shfrytëzimit të autorizuar të transportit publik të qytetit, si dhe kushtet dhe procedura e marrjes së asaj të drejte.

Qytetarët e interesuar, personal me të pamurit e kufizuar, personat me të dëgjuarit e kufizuar, personat me dëmtime trupore, personat me aftësi të kufizuar psikike, persona me sëmundje të veshkëve, si dhe invalidët e punës, pensionistët invalidor dhe invalidët e luftës, të drejtën për shfrytëzim të autorizuar të transportit publik të qytetit mund ta marrin përmes shoqatave përkatëse të qytetarëve të organizuara në territorin e qytetit të Shkupit.

Për marrjen e të drejtës për shfrytëzim të autorizuar të transportit publik të qytetit në vitin 2017, personi i interesuar që është me nevoja të posaçme të dërgojë kërkesë deri tek shoqata e qytetarëve që është anëtar.

Shoqatat e qytetarëve, listën përfundimtare të kërkuesve të cilët i përmbushin kushtet dhe për të cilët propozon marrje të legjitimacioneve, ta dorëzojnë në ndërtesën e Qytetit të Shkupit më së voni deri më 23.12.2016.

Për informata plotësuese përfaqësuesit e shoqatave mund të lajmërohen në numrin e telefonit 3297 – 321.