PUNKTI PËR PERSONA TË PASTREHË NË MOMIN POTOK ËSHTË HAPUR 8 VJET 24.1.2017

Punkti për të pastrehët nga 30 dhjetori 2016, deri në përfundimin e valës së ftohtë do të jetë i hapur 24 orë për të përmbushur nevojat e qytetarëve në ditët e ftohta kur temperaturat bien nën zero. Në punkt  ka ekipe të cilat me automjete i marrin të pastrehët nga vendet ku ata ndodhen.

Të pastrehët mund ta kërkojnë ekipin në numrin e telefonit 3139 578 në Drejtorinë e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.

Ky punkt për të pastrehët funksionon tashmë 8 vjet, ndërsa Qyteti i Shkupit në vitin 2010 për funksionalitetin e tij më të madh nga buxheti ka ndarë 1.4 milion denarë dhe ka blerë dhe i ka pajisë plotësisht dy kontenierë me 16 shtretër dhe banjo. Punkti është i hapur gjatë gjithë vitit, dhe dy herë në javë aty mund të shfrytëzohen këto shërbime: mirëmbajtje e higjienës, kujdes mjekësor dhe ilaçe, veshje, mbështetje psikologjike, ndihmë juridike, shërbime parukeri, ushqim ditor kur personi është në punkt.

Deri më tani, me mbështetjen e Qytetit të Shkupit, 8 persona janë të angazhuar në ndërmarrjet publike dhe më datë 03.01.2017, në ditën e parë të punës në vitin e ri  2017, kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski ka zhvilluar një takim me personat e pastrehë të interesuar dhe të motivuar për  t'u angazhuar në punë. Këtë praktikë Qyteti  planifikon që edhe në të ardhmen ta vazhdojë për të ndihmuar këtë kategori të qytetarëve. Në këtë takim ka marrë pjesë aktive edhe përfaqësuesi i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, koordinator i aktiviteteve të Punktit për të pastrehët në Momin Potok, i cili gjithashtu mbështetet çdo vit me 500.000 denarë nga Buxheti i Qytetit të Shkupit

Qyteti i Shkupit edhe në të ardhmen nga Buxheti do të ndajë mjete për financimin e këtij punkti dhe për të zgjeruar kapacitetet e tij, gjegjësisht për të ndihmuar  këtë katergori të qytetarëve dhe të gjithë qytetarët që kanë nevojë për kujdesje.