JANË HEDHUR 250 TON KRIPË NË RRUGËT DHE BULEVARDET E QYTETIT 24.1.2017

Vazhdojnë aktivitetet e ekipeve të shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit të cilat intensivisht po punojnë në terren për pastrimin e rrugëve të qytetit dhe bulevardet pas rreshjeve të mëdha të borës që filluan mbrëmë.

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit, gjatë natës së kaluar deri sot në mëngjes hodhën 250 ton kripë në bulevardet e qytetit dhe rrugët për të parandaluar paraqitjen e ngicave.

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjses dhe t'i përmbahen kushteve të rrugëve. Rikujtojmë se kripa industriale nuk ka efekt nën - 6 gradë Celsius dhe për shkak të temperaturave të ulëta mund të paraqiten ngrica në rrugë dhe apelojmë për kujdes të madh në komunikacion.

Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.

NP "Higjiena komunale" apelon që komunat ta realizojnë obligimin e tyre për të pastruar rrugët që janë në kompetencë të tyre dhe bën thirrje për efikasitet më të madh në këtë sferë, me qëllim që mbeturinat komunale të grumbullohen pa ndërprerje.