PUNKTI PËR PERSONAT E PASTREHË NË MOMINN POTOK PUNON 24 ORË 23.1.2017

Qyteti i Shkupit shpreh keqardhje për vdekjen e J.T i cili vdiq në Aerodrom. Sipas të dhënave tona, i vdekuri nuk i ka shfrytëzuar shërbimet e këtij punkti dhe të Kryqit të Kuq. Sipas aktiviteteve të Kryqit të Kuq, ekipet e tyre nga 30 dhjetori çdo ditë i kanë vizituar të gjitha lokacionet ku sipas informatave të tyre, lëvizin personat e pastrehë dhe i ftojnë ata që me automjete t’i transportojnë në punktin në Momin Potok. Tashmë i vdekuri J.T ka refuzuar të transferohet në punktin për të pastrehët në Momin Potok.

Në kuadër të aktiviteteve të shumta të ndërmarra pas valës së ftohtë në RM  dhe në rajon është edhe sigurimi i qëndrimit të personave të pastrehë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, Qyteti i Shkupit financon punën e Kryqit të Kuq përmes punktit për të pastrehët në Momin Potok, i cili nga 30 dhjetori deri në fund të valës së ftohtë do të punojë 24 orë. Përveç këtij punkti, në territorin e Shkupit, Ministria e punës dhe politikës sociale dhe Kryqi i Kuq, në përputhje me udhëzimet e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhimin e krizave janë hapur edhe pika të tjera të ngjashme për të strehuar të pastrehët.

Punkti për të pastrehët në Momin Potok funksionon 8 vjet dhe është i hapur gjatë gjithë vitit, dy herë në javë funksionon me këto shërbime: mirëmbajtje e higjienës, kujdes mjekësor dhe ilaçe, veshje, mbështetje psikologjike, ndihmë juridike, shërbime parukeri, ushqim ditor kur personi është në punkt. Qyteti i Shkupit është e vetmja njësi e qeverisjes vendore që ka ndërtuar dhe financiarisht e mbështet punën e punktit të këtillë.

Në dispozicion është edhe stacioneri me kapacitet prej 16 shtretërve, i hapur gjatë gjithë vitit për kategori specifike dhe në situata të dëmtimit të shëndetit fizik dhe mendor deri sa të shërohen.

Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit ka evidencë për 148 persdona të pastrehë në qytetin e Shkupit, të cilët përdorin shërbimet e punktit, ndërsa mesatarisht gjatë një dite punktin e vizitojnë deri në 45 persona.

Shpenzimi i përgjithshëm për funksionimin e punktit në nivel vjetor është 1.700.000 denarë, prej të cilave 500. 000 denarë i siguron Qyteti i Shkupit dhe pjesa tjetër sigurohet nga donacionet dhe nga buxheti i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.