
INSPEKTIM NË PUNIMET NDËRTIMORE NË RRUGËN “GJORÇE PETROV” 23.1.2017
![]() |
![]() |
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetari i komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski dhe drejtori i NP "Rrugë dhe rrugica” Sinisha Ivanovski, sot /07.11.2016, e hënë / i inspektuan punimet ndërtimore në rrugën "Gjorçe Petrov" ku gjatë muajve të fundit janë kryer aktivitete ndërtimore për rindërtimin e kësaj arterie të rëndësishme të trafikut.
- Kjo rrrugë e rëndësishme është riparuar në pjesën prej te rrethrotullimi te QT ”Planet” deri te udhëkryqi ku ndodhet ndërtesa e Komunës së Gjorçe Petrovit, në gjatësi prej 1,245 metra. Asfaltimi i rrugës ka përfunduar dhe është vendosur shtresë e re e asfaltit me trashësi prej 5 cm, dhe tani është duke u punuar në rindërtimin e shtigjeve për biçikleta dhe këmbësorë. I lus qytetarët që të jenë të durueshëm derisa të zgjasin punimet ndërtimore dhe t’i përmbahen sinjalizimit të trafikut të vendosur në këtë rrugë - tha kryetari Trajanovski.
Për rikonstruimin e rrugës Gjorçe Petrov në pjesën prej te rrethrotullimi te QT”Planet” deri te udhëkryqi ku ndodhet ndërtesa e Komunës së Gjorçe Petrovit, Qyteti i Shkupit ka investuar 21 milionë denarë, ndërkaq në terren punimet i kryejnë ekipet e “Pellagonija” SHA Gostivar.
Me realizimin e këtij projekti do të rritet dukshëm siguria e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, pasi që rruga "Gjorçe Petrov" është shumë e rëndësishme për banorët e kësaj komune dhe për të gjithë pjesëmarrësit në trafik të cilët shkojnë për në dalje të Shkupit.
- ВЕСТИ
- 16.08.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 27.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 22.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 19.02.2024 - Njoftim për fitimin e së drejtës së përdorimit pa pagesë të vendeve për vendosjen e pllakateve zgjedhore.
- 15.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 14.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 08.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK
- 06.02.2024 - NJOFTIM PUBLIK