FILLOI ASFALTIMI I RRUGËVE NË RAJONET E PËRMBYTURA 23.1.2017

   

 

 

 

Ekipe të Qytetit të Shkupit dhe të NP "Rrugë dhe rrugica”, sot /02.09.2016, e premte/, filluan asfaltimin e rrugës përgjatë kanalit në Singjeliç,  si pjesë e aksionit të madh për asfaltimin e shumë rrugëve në Singjeliç, dhe në rajonet tjera të përmbytura.

- “Erdhëm këtu për të parë fillimin e punimeve ndërtimore për asfaltimin  e kësaj rruge që ndodhet përgjatë kanalit në Singjeliç, e cila do të asfaltohet në gjatësi prej 450 metrash dhe gjerësi prej 4 metrash. Gjithsej do të asfaltohet sipërfaqe prej 1.800 metra katrorë. Jemi të kënaqur se si janë duke u zhvilluar punimet ndërtimore, dhe deri më tani të gjitha rrugët 100% janë të  pastruara dhe të kalueshme në të gjitha vendbanimet e goditura nga përmbytjet, ndërsa shumica e tyre veç më janë tamponuar. Për një periudhë të shkurtër, janë pastruar edhe oborret e shtëpive" – tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

Kjo rrugë është e para në vazhdën e rrugëve që do t’i asfaltojë dhe riparon NP "Rrugë dhe rrugica", të cilat janë dëmtuar në përmbytjet e 6 gushtit.

"Mjetet financiare për asfaltimin e këtyre rrugëve i ka siguruar Qyteti i  Shkupit, me Vendimin të cilin e miratoi Këshilli i Qytetit të Shkupit, me të cilin për ndihmë për rajonet e përmbytura janë ndarë 2, 5 milionë euro, apo rreth 150 milionë denarë. Ndërkaq, kemi ndihmë shtesë edhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë. Me këtë rast dua t’u falenderohem shumë të gjitha firmave të cilat ishin të angazhuara dhe ndihmuan në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet, si dhe i falenderoj të gjithë koordinatorët të cilët pa e kursyer aspak veten ndihmuan dhe patën rol të rëndësishëm në organizimin e punës në terren", - tha kryetari Trajanovski.

Në fillimin e asfaltimit të kësaj rruge morën pjesë zëvendëskryeministri i Qeverisë së RM-së, Vlladimir Peshevski, ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Bashkim Ahmeti, dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski.