EKIPET E NDËRMARRJEVE PUBLIKE PO PASTROJNË BORËN NGA KORSITË PËR KËMBËSORË DHE SIPËRFAQET PUBLIKE 20.1.2017

 

 

 

 

 

Vazhdojnë aktivitetet e ekipeve të shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit të cilat intensivisht punojnë në terren për pastrimin e rrugëve të qytetit dhe bulevardet, dhe tani të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe të pastruara nga bora.

Gjatë ditëve të kaluara, ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit punojnë në pastrimin e borës dhe akullit nga trotuaret dhe sipërfaqet publike, ku sot janë hedhur rreth 20 ton kripë industriale.

Në pastrimin e trotuareve dhe sipërfaqeve publike janë angazhuar 116 punëtorë dhe makineri nga NP "Higjiena Komunale" si dhe 70 punëtorë dhe makineri nga NP "Parqet dhe gjelbërimi".

Përveç kësaj, në terren po punojnë edhe 70 punëtorë të NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi".

Qyteti i Shkupit u rekomandon shoferëve që të jenë të kujdeshshëm gjatë vozitjes dhe t’u përmbahen kushteve të rrugëve.

Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.

NP "Higjiena komunale" apelon që komunat ta realizojnë obligimin e tyre për të pastruar rrugët që janë në kompetencë të tyre dhe bën thirrje për efikasitet më të madh në këtë sferë, me qëllim që mbeturinat komunale të grumbullohen pa ndërprerje.