U SHPËRBLYEN MË TË MIRËT NË MANIFESTIMIN NGJYRAT E VITIT TË RI TË SHKUPIT 2016 20.1.2017

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot  /29.12.2016/, ua ndau shpërblimet fituesve të sivjemë në katër kategoritë e manifestimit “Ngjyrat e Vitit të Ri të Shkupit 2016”. 

Qyteti i Shkupit edhe këtë vit, tradicionalisht e organizon manifestimin “Ngjyrat e Vitit të Ri 2016” me të cilin i inkurajon shkollat e mesme qytetarët t'i stolisin oborret e shtëpive të tyre, tarracat, oborret e shkollave dhe objekteve hotelierike, duke kontribuar në këtë mënyrë në zbukurimin e atmosferës festive të qytetit.

- Më gëzon fakti që ky manifestim është pranuar nga qytetarët dhe ata marrin pjesë në të gjitha kategoritë, ndërsa për të siguruar transparencë maksimale zgjedhjen e objekteve më mirë të dekoruara në qytet e ka bërë komisioni i përbërë nga përfaqësues të mediave. Fituesit në tri kategoritë e para  Qyteti i Shkupit do t’i shpërblejë me 10.000 denarë dhe EVN Maqedoni fituesit në të gjitha kategoritë do t’i lirojë nga pagesa e faturës për energji elektrike për muajin dhjetor 2016. Dua t'ju falënderoj të gjithëve që keni marrë pjesë në këtë manifestim dhe t’u  uroj shëndet të mirë dhe suksese në Vitin e Ri dhe t’i ftojë qytetarët tanë vitin e ardhshëm  sa më shumë të marrin pjesë në këtë manifestim dhe të kontribuojnë për një ambient më të pasur të Vitit të Ri në qytetin tonë- tha kryetari Trajanovski.

Oborr më bukur i stolisur i shtëpisë individuale  nga komisioni u vlerësua oborri i shtëpisë së  Denço Jasimovit në lagjen Radishani.   

Terracë më bukur e stolisur  komisioni e vlerësoi terracen e Bogoja Kitançevit në lagjen Debar Maallo.

Objekt hoteliere më bukur i stolisur u shpall restoranti “Ragusa” në Qendër. 

Oborr më bukur i stolisur i shkollës së mesme, nga komisioni u shpall oborri i SHMQSH ”Nikolla Karev”.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski i ndau mirënjohje EVN-së për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në këtë manifestim.

Igor Gievski, nga Bordi i drejtorëve të EVN, tha se kompania e tij tradicionalisht merr pjesë dhe mbështet manifestimin "Ngjyrat e Vitit të Ri të Shkupit” dhe theksoi se edhe në të  ardhmen do të jenë partnerë të Qytetit, në organizimin e këtij manifestimi.