VAZHDON PASTRIMI I BORËS NGA RRUGËT DHE BULEVARDET E QYTETIT 7.2.2017

 

 

 

 

Vazhdojnë aktivitetet e ekipeve të shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit të cilat intensivisht po punojnë në terren për pastrimin e rrugëve të qytetit dhe bulevardet.

Në terren përdoren metodat e kombinuara të pastrimit të borës pasi që për shkak të temperaturave të ulëta kripa industriale ka efekt me- 6 gradë Celsius. Gjatë orëve të fundit  ekipet e shërbimit dimëror të qytetit të Shkupit ma makineri i kanë  pastruar bulevardet dhe rrugët (pastrim i bores me automjete speciale).

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjses dhe t'i përmbahen kushteve të rrugëve. Rikujtojmë se kripa industriale nuk ka efekt nën - 6 gradë Celsius dhe për shkak të temperaturave të ulëta mund të paraqiten ngrica në rrugë dhe apelojmë për kujdes të madh në komunikacion.

Paralelisht me rrugët, ekipet e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit punojnë në  pastrimin e borës dhe akullit nga trotuaret dhe sipërfaqet publike.

Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.

NP "Higjiena komunale" apelon që komunat ta realizojnë obligimin e tyre për të pastruar rrugët që janë në kompetencë të tyre dhe bën thirrje për efikasitet më të madh në këtë sferë, me qëllim që mbeturinat komunale të grumbullohen pa ndërprerje.