JANË HEDHUR 113 TON KRIPË NË RRUGËT DHE BULEVARDET E QYTETIT 3.2.2017

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit gjatë natës së kaluar kanë hedhur 113 ton kripë në rrugët dhe bulevardet e qytetit, veçanërisht në pikat kritike.

Ekipet e shërbimit dimëror kanë intervenuar nëpër rrugët e qytetit dhe pikat kritike, gjegjësisht në të gjitha urat, qarkoret, mbikalimet, nënkalimet dhe zonat e larta drejt Vodnos, Przino, si dhe në të gjitha të ashtuquajturat "pika të zeza" në qytet.

Shërbimi dimëror i Qytetit po e ndjek situatën në terren dhe do të ndërhyjë sipas  nevojës.

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjses dhe t'i përmbahen kushteve të rrugëve. Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.