GJATË NATËS SË KALUAR JANË HEDHUR 60 TON KRIPË NË RRUGËT DHE BULEVARDET E QYTETIT 27.2.2017

Gjatë natës së kaluar ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit kanë hedhur 60 ton kripë në rrugët dhe bulevardet të cilat janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, veçanërisht në pikat kritike.

Ekipet e shërbimit dimëror në terren me makineri dhe me dorë kanë pastruar borën nga bulevardet dhe rrugët e qytetit, si dhe nga trotuaret.

Shërbimi dimëror i Qytetit po e ndjek situatën në terren dhe do të ndërhyjë sipas  nevojës.

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjses dhe t'i përmbahen kushteve të rrugëve. Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.