APEL PËR PËRDORIM MË MASIV TË TRANSPORTIT PUBLIK 17.2.2017

Qyteti i Shkupit vlerëson se ka hapësirë më të madhe për përdorim më masiv të transportit falas publik nga ana e qytetarëve dhe apelon që qytetarët t’i lënë automobilat dhe t’i përdorin shërbimet falas të transportuesive publik gjatë kësaj  periudhe kur ndotja e ajrit është në nivele të larta.

Kryetari i Qytetit të Shkupit dje njoftoi për një sërë masash dhe rekomandimesh për uljen e ndotjes së ajrit, ku një nga këto masa ishte edhe futja e transportit publik falas për të gjithë qytetarët e Shkupit në autobusët e NTP- Shkup dhe autobusët e  transportuesve privat, deri në uljen e ndotjes.

 

Përveç kësaj, janë miratuar edhe këto masa dhe rekomandime:

 

Qyteti i Shkupit e intensifikon kontrollin në vendet e ndërtimit, gjegjësisht auto mjetet që dalin nga vendet e ndërtimit duhet t’i pastrojnë rrotat dhe të jenë të mbuluar me mushama për shkak të kontrollit të pluhurit.

Obligohet NP "Higjiena komunale" për të vazhduar pastrimin intensiv të rrugëve të qytetit dhe bulevardet që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe u rekomandojë komunave të Shkupit që ta bëjnë të njëjtën gjë në rrugët që janë në kompetencë të tyre.

Nëse lejojnë kushtet e motit, Qyteti i Shkupit do të vazhdojë spërkatjen e rrugëve të qytetit me acetat kalcium magnez.

Në përputhje me dispozitat aktuale në qytet nuk mund të sillet sistemi çift –tek për automobilat, por prandaj u bëj apel ministrive kompetente – për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, ministrisë së punëve të brendshme dhe të shëndetësisë të propozojnë ndryshime në ligj që të mund të zbatohet kjo masë.

U bëj thirrje punonjësve të Qytetit të Shkupit që në punë të vijnë me autobusë të transportit publik.

Automjetet zyrtare të Qytetit të Shkupit do të përdoren ekskluzivisht për nevojat e Inspektoratit të qytetit.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike i lirojnë nga puna personat të moshës mbi  60 vjeçe me sëmundje kronike si dhe gratë shtatzëna.

Qyteti i Shkupit ditët e fundit ka kryer inspektime intensive të instalimeve që janë në kompetencë të tij dhe në këtë mënyrë ka kryer kontrollin e 36 instalimeve, duke matur emetimin e PM 10. Nga këto kontrolle është vërtetuar se asnjë instalim në kompetencën tonë nuk i tejkalon vlerat e përkufizuara.

Inspektorët komunal të Qytetit të Shkupit në periudhën e kaluar ka bërë 1.000 kontrolle dhe kanë shqiptuar 12 dënime për kompanitë për shkelje të dispozitave të Vendimit për rendin komunal në Shkup.

Apelojmë që Ministria e mjedisit jetësor, Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor dhe komunavre që të kryejnë kontrolle më të shpeshta të instalimeve që janë në ingjerenca të tyre. Për më tepër, dua të theksoj se Inspeksioni i Qytetit të Shkupit do të vazhdojë me përforcimin e kujdestarive të jashtëzakonshme të natës dhe kontrollet e instalimeve që janë në kompetenca tona.

Kërkesë deri te Ministria e punëve të brendshme t’i përforcojë kontrollet e respektimit të ndalimit të lëvizjes së automjeteve të mallrave të rënda destinacioni i të cilave është Qyteti i Shkupit dhe që janë të drejtuara ta përdorin qarkoren e Shkupit, në përputhje me sinjalizimin e vendosur të komunikacionit.