FTESË PËR SEANCËN E KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 17.2.2017

Këshilli i Qytetit të Shkupit, nesër 16 shkurt 2017 (e enjte), me fillim në orën 13,00, do ta mbajë seancën e shtatëdhjetegjashtë.

Rend  Dite

- Miratimi i procesverbalit të seancës së shtatëdhjetepestë të Këshillit të Qytetit të Shkupit

1. Raport për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2016 për periudhën prej 01.01 deri më  31.12.2016 ;

2. Raport për regjistrimin e realizuar të mjeteve dhe burimeve të mjeteve të Qytetit të Shkupit – Shkup, përfundimisht me gjendjet e përcaktuara më datën 31.12.2016;

3. Propozim – kalendari buxhetor për vitin 2017;

4. Propozim – Vendim për themelim të bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Gjorçe Petrovit për pjesëmarrje financiare për ndërtim të rrugës 63 dhe rrugës 65 në fsh. Vollkovë – Komuna e Gjorçe Petrovit;

5. Propozim – Vendim për pranim të donacionit – ujë natyral për pije, i përcaktuar për viktimat e vërshimeve të datës 06.08.2016;

6. Propozim – Vendim për pranim të donacionit nga SHPK Pakomak, Shkup;

7. Propozim – Vendim për bartjen e së drejtës për shfrytëzim afatgjatë të enëve për mbeturina NP “Higjiena komunale” – Shkup;

8. Propozim – vendim për lejim të furnizimit të mjeteve themelore – mobileve të zyrave dhe të pajisjeve për ngrohje dhe klimatizim;

9. Propozim – Vendim për furnizim të kompjuterëve dhe të pajisjeve kompjuterike, pajisjeve të rrjeteve, certifikatave digjitale, pajisjeve të serverëve, licencave të serverit dhe të klientëve, pajisjeve tjera TI dhe të softuerëve dhe licencave kompjuterike;

10. Propozim – Vendim për furnizim të mjeteve themelore;

11. Propozim – Vendim për lirim të investitorit nga pagesa e kompensimit për rregullim të tokës ndërtimore për ndërtim të objektit shkolla fillore në vendbanimin Lisiçe;

12. Propozim – Vendim për lirim të investitorit nga pagesa e kompensimit për rregullim të tokës ndërtimore për ndërtim të objektit shkolla fillore në vendbanimin Hipodrom;

13. Propozim – Vendim për dhënie të lejes për ushtrim të veprimtarisë – parkim në parkingun publik me të cilin ekonomizon Balfin import – eksport SHPKTHP, Shkup;

14. Propozim – Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për transport të linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit;

15. Propozim – Vendim për përcaktim të vlerës së kompensimit për shërbimet e realizuara në transportin e linjave të udhëtarëve, sipas kriterit – kilometër i realizuar;

16. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësime në Qytetin e Shkupit;

17. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Programit për investime të NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup për vitin 2017;

18. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Programit për investime të NP “Higjiena komunale" – Shkup për vitin 2017;

19. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Programit për investime të NP “Rrugët dhe rrugicat” – Shkup për vitin 2017;

20. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për ndryshim dhe plotësim të Programit për investime të NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup për vitin 2017;

21. Propozim – Vendim për dhënie pëlqim Vendimit për përcaktim të lartësisë së pikës për llogaritjen e pagave për të punësuarit në NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup;

22. Propozim – Program për plotësim të Programit për rregullim të tokës ndërtimore në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017, dhe

23. Propozim – Program për ndryshim dhe plotësim të Programit për financim të institucioneve publike dhe të aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2017.

 

Seanca do të mbahet në sallën e madhe të Këshillit të Qytetit të Shkupit, baraka 13, bul. “Ilinden” nr. 82.