PREJ NESËR NDËRPRITET MASA PËR TRANSPORT FALAS PËR TË GJITHË QYTETARËT 15.2.2017

Në përputhje me të dhënat nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, e cila është përgjegjëse për monitorimin e cilësisë së ajrit, përqëndrimet mesatare ditore të grimcave PM10 janë nën pragun e definuar dhe epizodi i dhjetë ditëve është ndërprerë,

Për këtë arsye prej nesër shfuqizohen masat për transport falas për të gjithë qytetarët dhe për lirim nga puna për punonjësit e qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike të qytetit mbi 60 vjeç me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna.

Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me:

 

1. Kontrolla intensive në vendet e ndërtimit, gjegjësisht auto mjetet që dalin nga vendet e ndërtimit duhet t’i pastrojnë rrotat dhe të jenë të mbuluar me mushama për shkak të kontrollit të pluhurit.

2. Do të vazhdojmë me pastrimin intensiv të rrugëve të qytetit dhe bulevardet që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit

3.Qyteti i Shkupit do të vazhdojë të kryejë inspektime intensive të instalimeve që janë në kompetencë të tij.