SHËRBIMI DIMËROR I QYTETIT TË SHKUPIT INTENSIVISHT PO PASTRON BORËN 9.2.2017

Vazhdojnë aktivitetet e ekipeve të shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit të cilat intensivisht punojnë në terren për pastrimin e rrugëve të qytetit dhe bulevardet, dhe tani të njëjtat janë të kalueshme dhe të pastruara nga bora.

NP "Higjiena komunale" me 100 punëtorë në terren po bën pastrimin e borës dhe akullit nga trotuaret dhe sipërfaqet publike.

Në pjesën qendrore, pastrimi po bëhet në sheshet "Maqedonia", "Pella" dhe VMRO, gjithashtu po pastrohet në Çarshinë e vjetër, si dhe shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret në urat "Goce Dellçev", "Syri", "Lirija", Ura e Gurit, Ura e artit dhe Ura e revolucionit.

Ekipet e NP "Higjiena komunale" - Shkup, për momentin punojnë në pastrimin e borës në këto rrugë dhe bulevarde:

Në komunën Qendër: VMRO, Dimitrija Çupovski, Filipi i II, 11 Ttetori, Krste Misirkov, Nënë Tereza, Koço Racin dhe Ilinden.

Në komunën e Karposhit: Arradhat partizane.

Në Komunën e Kisella Vodës: Pjesa prej te rruga 11Tetori deri te Spitali i Qytetit dhe  bulevardi Boris Trajkovski.

Në Komunën Aerodrom: bulevardet Jane Sandanski dhe Kuzman J. Pitu.

Në Komunën e Çairit: bulevardi Brigada e dytë maqedonase dhe rrugët: Kemal Sejfulla Xhon Kenedi, Hristian T. Karposh dhe Cvetan Dimov.

Në Komunën e Butelit: Kemal Sejfulla, Aleksandar Urdarevski, Bosnja dhe Hercegovina.

Në Komunën e Gazi Babës - bulevardi Aleksandri i Maqedonisë, Vojvodina, Koce Metalec dhe Bllagoja Stefkovski

Në komunën e Gjorçe Petrovit - rruga Gjorçe Petrov.

 

Pastrimi është bërë dhe para Qeverisë dhe Kuvendit të RM-së, si dhe hapësira para Spitalit të qytetit.

Në ndërrimin e parë, në pastrimin e borës janë angazhuar 100 punëtorë, ndërsa nga makineria janë përdorur gjashtë motokultivatorë, një automjet i posaçëm "Hijeta" dhe tre automjete për shpërndarjen e kripës.Aktivitetet e NP "Higjiena Komunale" - Shkup do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës. Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit, gjatë natës së kaluar hodhën 113 ton kripë në bulevardet dhe rrugët e qytetit.Qyteti i Shkupit u rekomandon shoferëve që të jenë të kujdeshshëm gjatë vozitjes dhe t’u përmbahen kushteve të rrugëve.Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.