LËRINI AUTOMOBILAT NË SHTËPI, TRANSPORT PUBLIK FALAS PËR TË GJITHË 8.2.2017

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, në konferencën për media të mbajtur sot më /06.02.2017/ shpalli masa emergjente dhe rekomandime për të zvogëluar ndotjen e ajrit.

- Në pajtim me Ligjin për cilësinë e ajrit të ambientit dhe me qëllim zvogëlimin e ndotjes së ajrit me të cilën jemi ballafaquar sidomos në ditët e fundit dhe në përputhje me ingjerencat që i kam si kryetar i Qytetit të Shkupit, e informoj publikun për miratimin e masave të mëposhtme dhe rekomandimet të cilat hynë në fuqi menjëherë:

1. Do të ketë transport publik falas për të gjithë qytetarët në Shkup, edhe në autobusët e NTP edhe në autobusët e transportuesve privat, deri në momentin e reduktimit të ndotjes, për çka publiku në kohë do të informohet. U bëj thirrje të gjithë kryetarëve të komunave të rajonit të Shkupit të ndihmojnë në subvenconimin e transportit publik në mënyrë që më lehtë të ballafaqohemi me situatën e krijuar.

2. Qyteti i Shkupit e intensifikon kontrollin në vendet e ndërtimit, gjegjësisht auto mjetet që dalin nga vendet e ndërtimit duhet t’i pastrojnë rrotat dhe të jenë të mbuluar me mushama për shkak të kontrollit të pluhurit.

3. E obligoj NP "Higjiena komunale" për të vazhduar pastrimin intensiv të rrugëve të qytetit dhe bulevardet që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe u rekomandojë komunave të Shkupit që ta bëjnë të njëjtën gjë në rrugët që janë në kompetencë të tyre.

4. Nëse lejojnë kushtet e motit, Qyteti i Shkupit do të vazhdojë spërkatjen e rrugëve të qytetit me acetat kalcium magnez.

5. Në përputhje me dispozitat aktuale në qytet nuk mund të sillet sistemi çift-jo çift për automobilat, por prandaj u bëj apel ministrive kompetente – për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, ministrisë së punëve të brendshme dhe të shëndetësisë të propozojnë ndryshime në ligj që të mund të zbatohet kjo masë.

6. U bëj thirrje punonjësve të Qytetit të Shkupit që në punë të vijnë me autobusë të transportit publik.

7. Automjetet zyrtare të Qytetit të Shkupit do të përdoren ekskluzivisht për nevojat e Inspektoratit të qytetit.

8. Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrjet publike i lirojnë nga puna personat të moshës mbi  60 vjeçe me sëmundje kronike si dhe gratë shtatzëna.

9. Qyteti i Shkupit ditët e fundit ka kryer inspektime intensive të instalimeve që janë në kompetencë të tij dhe në këtë mënyrë ka kryer kontrollin e 36 instalimeve, duke matur emetimin e PM 10. Nga këto kontrolle është vërtetuar se asnjë instalim në kompetencën tonë nuk i tejkalon vlerat e përkufizuara.

10. Në lidhje me spekulimet që u paraqitën në publik se ngrohtoret ndotin qytetin e Shkupit, e informojë publikun se inspektimi i kryer këtë fundjavë në të gjitha ngrohtoret sië janë: SHA Ngrohtorja Shkup –Veri, Ballkan Energji Grup, SHA Elem Energjetika, Ngrohtorja në Qendrën klinike dhe Ngrohtorja në Spitalin “8 shtatori” treguan se të gjitha ngrohtoret punojnë ekskluzivisht në gaz, që do të thotë se nuk ndotin dhe nuk kanë asnjë rezervat të naftës ose mazutit.

11. Inspektorët komunal të Qytetit të Shkupit në periudhën e kaluar ka bërë 1.000 kontrolle dhe kanë shqiptuar 12 dënime për kompanitë për shkelje të dispozitave të Vendimit për rendin komunal në Shkup.

12. I bëj thirrje Ministrisë të mjedisit jetësor, Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor dhe komunavre që të kryejnë kontrolle më të shpeshta të instalimeve që janë në ingjerenca të tyre. Për më tepër, dua të theksoj se Inspeksioni i Qytetit të Shkupit do të vazhdojë me përforcimin e kujdestarive të jashtëzakonshme të natës dhe kontrollet e instalimeve që janë në kompetenca tona.

13. Kërkoj nga Ministria e punëve të brendshme t’i përforcojë kontrollet e respektimit të ndalimit të lëvizjes së automjeteve të mallrave të rënda destinacioni i të cilave është Qyteti i Shkupit dhe që janë të drejtuara ta përdorin qarkoren e Shkupit, në përputhje me sinjalizimin e vendosur të komunikacionit.

 

Këto masa dhe rekomandime do të vazhdojnë deri në tejkalimin e situatës së krijuar  me ndotjen e ajrit, respektivisht deri në zvogëlimin e ndotjes nën pragun e gjendjes alarmante  - theksoi Kryetari Trajanovski në konferencën e sotshme për media.