KRYETARI TRAJANOVSKI E VIZITOI ENTIN GERONTOLOGJIK "13 NËNTORI" 7.2.2017

 
     
 

 

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva, sot /17.01.2017, e martë/ i vizituan përdoruesit e Entit Gerontologjik "13 Nëntori", pranë departamentit për të moshuarit Nënë Tereza.

- Jam i kënaqur që Ju shoh të lumtur dhe të kënaqur me kushtet që i keni në këtë ent. Qyteti i Shkupit siç e dini mbështet shumë aktivitete që kanë për qëllim për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj. Kështu që, ju mund të përdorni transportin publik falas, të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën. Përveç kësaj për departmentin "Nënë Tereza", Qyteti i Shkupit ka siguruar edhe 50 karta jo-personalizese elektronike për transportin publik, për një periudhë prej 1 viti. Kemi vendosur, me kërkesë tuajën, një stacion të ri të autobusëve, e kemi rregulluar oborrin dhe kemi vendosur ulëse. Ju e dini se çdo vit ju japim dhuratë, dhe këtë vit ju keni kërkuar një CD player që të kaloni ditët më këndshëm dhe ne do ta blejmë atë për ju -  tha Kryetari Trajanovski.

Drejtuesi i Entit gerontologjik "13 Nëntori", Jordanço Josifov, e falënderoi kryetarin Trajanovski për mbështetjen e dhënë dhe në shenjë falenderimi në emër të shfrytëzuesve të këtij enti i dhuroi një ikonë të Shën.Kuzmanit  dhe Damianit dhe një palë çorape të thurura me dorë nga një banuese e entit.

Kryetari Trajanovski u premtoi atyre se përsëri do t’i vizitojë për 8 mars, dhe një banuese  në këtë ent  e cila shkruan poezi premtoi do të shkruajë një këngë kushtuar Shkupit dhe do ta lexojë në atë takim.

Qyteti siguron edhe transport të organizuar në vende për piknik në teritorrin e qytetit të Shkupit apo të Republikës së Maqedonisë, gjë e cila u ka mundësuar socializim më të madh të moshuarve. Në Buxhetin e Qytetit të Shkupit në vitin 2017 për këtë qëllim janë ndarë 1.000 000,00 denarë

Përmes realizimit të aktiviteteve të përmendura, Qyteti i Shkupit ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës, shëndetit dhe gjendjes psiko-fizike të të moshuarve, plotësimin e nevojave shëndetësore dhe sociale, si dhe socializimin e tyre.

Qyteti edhe në të ardhmen, në kuadër të mundësive do të kërkojë forma dhe do të ndërmerr masa që do të kontribuojnë në pasurimin e përditshmërisë të personave të moshuar.