JANË HEDHUR 50 TON KRIPË NË RRUGËT DHE BULEVARDET E QYTETIT, 7.2.2017

 

 

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit janë në terren të cilat intensivisht po punojnë në pastrimin e rrugëve të qytetit dhe bulevardet ku pas rreshjeve të borës që filluan sot në mëngjes janë hedhur 50 ton kripë.

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit, po intervenojnë në të gjitja rrugët e qytetit dhe në pikat kritike, ku po pastrojnë borën me makineri. Paralelisht me rrugët ekipet punojnë edhe në pastrimin e borës dhe akullit nga trotuaret dhe sipërfaqet publike.

Në pastrimin e trotuareve dhe sipërfaqeve publike janë të angazhuar 100 punëtorë dhe makineri nga NP"Higjiena komunale", punëtorë dhe makineri nga NP"Parqet dhe gjelbërimi" dhe punëtorët e NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi".

Qyteti i Shkupit rekomandon shoferët të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjses dhe t'i përmbahen kushteve të rrugëve. Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.

NP "Higjiena komunale" apelon që komunat ta realizojnë obligimin e tyre për të pastruar rrugët që janë në kompetencë të tyre dhe bën thirrje për efikasitet më të madh në këtë sferë, me qëllim që mbeturinat komunale të grumbullohen pa ndërprerje.