182 KËRKESA PËR SUBVENCIONIMIN E STUFAVE ME PELETA 31.3.2017

Qyteti i Shkupit I rirkujton qytetarët të cilët planifikojnë të aplikojnë në Thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në territorin e qytetit të Shkupit për të blerë stufa me peleta të njëjtën ta bëjnë më së voni deri më 03.13.2017 (e hënë).

Thirrja publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të qytetarëve në qytetin e  Shkupit për blerjen e stufave me peleta për vitin 2017 ka filluar me 27.02.2017 dhe do të zgjasë deri 13.03.2017 (e hënë). Të gjitha aplikacionet të cilat do të arrijnë pas kësaj date nuk do të pranohen, as të shqyrtohen.

Këtë vit Thirrja publike i përfshin qytetarët e Shkupit të cilët ngrohen me dru, qymyr, mazut  dhe naftë, dhe është një nga masat që Qyteti i Shkupit i ka marrë për të përmirësuar cilësinë e ajrit.

Kushtet për marrjen e subvencionimit janë: të mos ketë shfrytëzuar subvencion për të njëjtin qëllim nga cilido qoftë burim në Republikën e Maqedonisë,të jetë banor i qytetit të Shkupit (komunat e qytetit: Aerodrom, Gazi Baba, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizari, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel, Saraj), aplikuesi deri në momentin e deponimit të kërkesës të jetë shfrytëzues i stufës me qymyr, dru, naftë ose mazut,stufa e re me peleti duhet të të jetë e instaluar dhe të shfrytëzohet në të njëjtën adresë të kartës së identitetit, të mos ketë lidhje në ngrohjen qendrore në objektin ku është instaluar stufa, objekti banesor të mos jetë në fazën e ndërtimit dhe në të të jetojë aplikuesi, të ketë paguar tatimin për objektin ku është instaluar stufa, deri në vitin 2016.

Deri dje, qytetarët kanë dorëzuar 182 kërkesa të cilat aktualisht janë në fazë të shqyrtimit, dhe komisioni  ka filluar me kontrollet në terren në lokacionet e dhëna ku do të vendosen stufat e blera me peleta.

Qyteti i Shkupit i fton qytetarët të cilët ende nuk kanë dorëzuar kërkesat, por që planifikojnë ta bëjnë të njëjtën, të aplikojnë dhe dokumentet t’i dorëzojnë në Arkivin e Qytetit të Shkupit, çdo ditë nga ora 9:30 deri më 15:00. Thirrja e plotë publike është publikuar në veb faqen zyrtare të Qytetit të Shkupit dhe zgjat deri më 13 mars 2017.

Qytetarët e interesuar  mund të marrin informata më të detajuara në veb faqen e Qytetit të Shkupit, ku edhe mund të merren kërkesa dhe formulari në linkun e mëposhtëm.

Në thirrjen e fundit publike që u shpall në  vitin 2016 u ndanë 196 subvencione, për çka nga Buxheti i Qytetit të Shkupit u ndanë 5.896, 000 denarë, ndërkaq për shkak të interesit të madh që treguan qytetarët për këtë lloj subvencionimi, për vitin 2017 janë paraparë 10 milionë denarë ose rreth 330 subvencione për blerjen e stufave të reja me peleta.