U MBAJT SEANCA E 76-TË E KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 21.3.2017

Këshilli i Qytetit të Shkupit dje /16.02.2017/ e mbajti senacën e 76-të në të cilën u miratuan më shumë vendime. Në këtë seancë Këshilli miratoi disa raporte, programe dhe pëlqime, si: Raportin për realizimin e Buxhetit të Qytetit të Shkupit për vitin 2016 për periudhën prej 01.01 deri më  31.12.2016 ; Raportin për regjistrimin e realizuar të mjeteve dhe burimeve të mjeteve të Qytetit të Shkupit – Shkup, përfundimisht me gjendjet e përcaktuara më datën 31.12.2016; dhe pëlqimet për programet për investime për vitin 2017 të NP “Parqe dhe gjelbërime” , “Higjiena komunlae” dhe “Rrugë dhe rrugica” si dhe Pëlqimet për plotësimin e Programit për rregullim të tokës ndërtimore në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017 dhe Programin për financim të institucioneve publike dhe të aktiviteteve nga fusha e kulturës me interes për Qytetin e Shkupit për vitin 2017.

Këshilli i Qytetit të Shkupot gjithashtu i miratoi edhe këto Vendime: Vendimin për themelim të bashkëpunimit mes komunal në mes Qytetit të Shkupit dhe Komunës së Gjorçe Petrovit për pjesëmarrje financiare për ndërtim të rrugës 63 dhe rrugës 65 në fsh. Vollkovë – Komuna e Gjorçe Petrovit;  Vendimin për pranim të donacionit – ujë natyral për pije, i përcaktuar për viktimat e vërshimeve të datës 06.08.2016; Vendimin për pranim të donacionit nga SHPK Pakomak, Shkup; Vendimin për bartjen e së drejtës për shfrytëzim afatgjatë të enëve për mbeturina NP “Higjiena komunale” – Shkup; Vendimin për lejim të furnizimit të mjeteve themelore – mobileve të zyrave dhe të pajisjeve për ngrohje dhe klimatizim;Vendimin për furnizim të kompjuterëve dhe të pajisjeve kompjuterike, pajisjeve të rrjeteve, certifikatave digjitale, pajisjeve të serverëve, licencave të serverit dhe të klientëve, pajisjeve tjera TI dhe të softuerëve dhe licencave kompjuterike; Vendim për furnizim të mjeteve themelore; Vendimin për lirim të investitorit nga pagesa e kompensimit për rregullim të tokës ndërtimore për ndërtim të objektit shkolla fillore në vendbanimin Lisiçe; Vendimin për lirim të investitorit nga pagesa e kompensimit për rregullim të tokës ndërtimore për ndërtim të objektit shkolla fillore në vendbanimin Hipodrom; Vendimin për dhënie të lejes për ushtrim të veprimtarisë – parkim në parkingun publik me të cilin ekonomizon Balfin import – eksport SHPKTHP, Shkup; Vendimin për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për transport të linjave të udhëtarëve në Qytetin e Shkupit; Vendimin për përcaktim të vlerës së kompensimit për shërbimet e realizuara në transportin e linjave të udhëtarëve, sipas kriterit – kilometër i realizuar;Vendimin për dhënie pëlqim Planit vjetor për punësime në Qytetin e Shkupit; Vendimin për dhënie pëlqim Vendimit për përcaktim të lartësisë së pikës për llogaritjen e pagave për të punësuarit në NP “Parqe dhe gjelbërime” – Shkup;