AKSION PËR VENDOSJEN E SHTYLLAVE MBROJTËSE 21.3.2017

 

 

 

 

 

Ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica” gjatë ditëve të kaluara intenzivisht kanë punuar në vendosjen e shtyllave mbrojtëse në disa lokacione në Shkup.

Këto shtylla vendosen me qëllim që të rritet siguria e këmbësorëve dhe çiklistëve.

Me këtë aksion bëhet sanimi i shtyllave rrugore të cilat janë të dëmtuar nga aksidentet e trafikut, si dhe nga qytetarë të pandërgjegjshëm.  

Gjatë disa ditëve të kaluara janë vendosur mbi 100 shtylla mbrojtëse në bulevardet Mitropolit Teodosij Gologanov, Kliment Ohridski, Arradhat partizane, Kuzman Josifovski Pitu, si dhe në rrugët Dimitrie Çupovski dhe 11 Tetori(te spitali i përgjithshëm i qytetit Shën Naumi i Ohrid). 

 

Gjatë vendosjes dhe zëvendësimit të shtyllave bëhet gërryerja e materialit të tokës, transportimi i mbeturinave ndërtimore, si dhe betonimi dhe vendosja e shtyllave.

Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhme në të gjitha rrugët ku do të ketë nevojë për zëvendësimin dhe vendosjen e shtyllave të reja të sigurisë.