QYTETI I SHKUPIT U BINJAKËZUA ME TIRANËN 15.3.2017

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski dhe  kryetari i  Qytetit të Tiranës, Erion Veliaj, sot /30.09.2016 / në Tiranë e nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të qyteteve Shkupit dhe Tiranës, me çrast dy qytetet zyrtarisht u binjakëzuan.

Duke pasur parasysh miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Tiranës, dhe me dëshirë për t’i zhvilluar dhe pasuruar lidhjet ekzistuese dhe bashkëpunimin në mes të dy qyteteve, kryetarët e Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Tiranës e nënshkruan këtë Marrëveshje dhe e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në institucionet kulturore, shkencore dhe arsimore; qytetet do të shkëmbejnë përvoja dhe ekspertë në fushën e infrastrukturës komunale, komunikacionit, zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit jetësor,mbrojtjen sociale, kulturës, sportit dhe në fusha të tjera që janë të rëndësishme dhe në interes të dy qyteteve; do të shkëmbejnë përvoja dhe shembuj të praktikave të mira në lidhje me integrimin evropian, do të shkëmbejnë informata për projekte dhe do të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve me interes të përbashkët.

- Është nder i madh për mua që sot e nënshkruam këtë marrëveshje për bashkëpunim, gjegjësisht marrëveshje për binjakëzim, si një nga dokumentet më të lartë për bashkëpunim në mes të dy qyteteve. Ky binjakëzim ka rëndësi të madhe për Shkupin, sepse ne vijmë nga dy shtete fqinje të cilat kultivojnë bashkëpunim të shkëlqyer. Bashkëpunimi ynë për ne do të thotë edhe afrim më i shpejtë në Unionin Evropian, si dhe shkëmbimin e përvojave në më shumë fusha – puna e administratës, urbanizmi, kultura, arsimi, mbrojtja sociale, zhvillimi ekonomik lokal, veprimtaritë komunale, puna e ndërmarrjeve publike  të qytetit dhe të tjera. Unë për herë të parë po qëndroj në Tiranë dhe jam i befasuar këndshëm nga zhvillimi i qytetit. Tirana është një vend i madh ndërtimi, dhe kjo tregon qartë për punën e kryetarit  dhe të administratës. Dua të theksoj se është shumë i rëndësishëm edhe bashkëpunimi ynë për shfrytëzimin e fondeve evropiane për bashkëpunim ndërkufitar dhe uroj që dy qytetet tona të jenë shembull për bashkëpunim në rajon, - tha kryetari Koce Trajanovski në takimin e sotshëm në Tiranë.

Kryetari i Qytetit të Tiranës, Veliaj, theksoi seme kënaqësi pret shkëmbimin e përvojave për punën e Qytetit të Shkupit, për funksionimin e suksesshëm të ndërmarrjeve publike, për zgjidhjet e komunikacionit  dhe për menaxhimin me situata të krizës.

-Pres që pas disa javëve ta kthejmë vizitën në Shkup, si hap i parë në bashkëpunimin tonë. Jemi të interesuar për të përgatitur kalendar të bashkëpunimit në shumë sfera të punës sonë, si në urbanizëm, kulturë, shkëmbimin e nxënësve, organizimin e manifestimeve kulturore ... Është  kënaqësi e madhe për mua që qytetarët e Shkupit dhe Tiranës veçmë e kanë nisur këtë bashkëpunim, udhëtojnë  dhe i kultivojnë marrëdhëniet miqësore. Shpresoj për bashkëpunim të frytshëm mes dy qyteteve tona - theksoi pas takimit, kryetari Veliaj.

Bashkëpunimi i Qytetit të Shkupit dhe Qytetit të Tiranës daton nga viti 1996. Që atëherë janë realizuar disa vizita reciproke dhe veçanërisht bashkëpunimi është më intensiv në kulturë, art, arsim dhe sport.

Qyteti i Shkupit është binjakëzuar me 19 qytete, dhe ka krijuar marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim me më shumë se 50 qytete në mbarë botën. Që nga 1961, deri më tani, Shkupi është binjakëzuar me këto qytete:

• Bredford (1961), Britania e Madhe.

• Dizhon (1961) Republika e Francës.

• Dresden (1967) Republika Federale e Gjermanisë.

• Tempe (1971), Arizona, SHBA;

• Rube (1973) Republika e Francës.

• Varem (1974) Belgjika.

• Nirmberg (1982) Republika Federale e Gjermanisë.

• Eç Sherif (1985), Algjir.

• Nan Çang (1985), Republika Popullore e Kinës.

• Manisa (1985) Republika e Turqisë;

• Suec (1985.), Egjipt;

• Pitsburg (2003), Pennsilvania, SHBA.

• Stamboll (2003) Republika e Turqisë;

• Ljubljana (2007) Republika e Sllovenisë;

• Podgorica (2008), Mali i Zi;

• Saragosa (2008) Mbretëria e Spanjës;

• Zagreb (2011), Republika e Kroacisë;

• Beograd (2012) Republika e Serbisë.

• Tirana (2016). Republika e Shqipërisë.

Bashkëpunimi me shumë qytete jashtë vendit në radhë të parë ka të bëjë me faktin se pas tërmetit katastrofal të vitit 1963 Shkupi u bë kryeqyteti i solidaritetit ndërkombëtar, dhe shumica e binjakëzimeve dhe nënshkrimi i protokolleve për bashkëpunim  datojnë pas vitit 1963.

Me qytetet e binjakëzuara Qyteti i Shkupit, kultivon bashkëpunim të frytshëm në fusha të ndryshme. Shkëmben përvoja në fushën e arsimit, kulturës, higjienës  publike, zgjidhjet urbanistike, në komunikacion dhe efikasitetin e energjisë.