182 KËRKESA PËR SUBVENCIONIMIN E STUFAVE ME PELETA 15.3.2017

 

 

 

 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, kryetarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Irena Misheva sot /18.01.2017/, e vizituan Punktin dhe Strehimoren për të pastrehët, në Momin Potok dhe të strehuarve aty u ndanë mjete higjienike, pako me ushqime dhe çizme gome.

- Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit, në  vazhdimësi e  ndihmon funksionimin e kësaj qendre, dhe në vitin 2011 e hapi Strehimoren për kujdes dhe strehim të përkohshëm për të pastrehët dhe ofron strehim, qëndrim ditor me ushqim, mbrojtje shëndetësore, kushte për mirëmbajtjne e higjienës dhe shërbime të tjera psiko-sociale. Personat e pastrehë në këtë qendër marrin shërbime higjienike, veshmbathje të pastër, shërbime të berberit, kontrollë mjekësore dhe ilaçe të nevojshme, bisedë dhe këshilla nga psikologu dhe ushqim të ngrohtë.Qyteti i Shkupit në vitin 2010 për funksionalitetin e tij më të madh nga buxheti ka ndarë 1.4 milion denarë dhe ka blerë dhe i ka pajisë plotësisht dy kontenierë me 16 shtretër dhe banjo.  Tani kemi projekt të ri të Kryqit të Kuq për të zgjeruar kapacitetin për  strehimin e të pastrehëve, gjegjësisht me edhe një kontejnerë me 16 shtretër dhe më shumë dushe dhe unë në seancën e ardhshme të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të propozojë mjetet në shumën prej 2. 000 000 , 00 denarë që ishin planifikuar për të festuar Vitin e Ri në qytet, ti dedikojmë për zgjerimin e kapaciteteve të akomodimit për të pastrehët në Punktin në Momin Potok - tha kryetari Trajanovski.

Punkti për të pastrehët i Kryqit të Kuq i qytetit të Shkupit u hap në vitin 2008, dhe gjatë javës së punës punon të hënën kur të pastrehët marrin shërbime higjienike dhe çdo të premte kur marrin edhe rroba të pastra, kontrollë mjekësore dhe ilaçe të nevojshme, bisedë dhe këshilla nga psikologu dhe ushqim të ngrohtë. Transportin e shfrytëzuesve të shërbimeve në punkt e siguron  Kryqi i Kuq dhe atë nga disa lokacione në qytet dhe pas shërbimeve të pranuara, të pastrehët përsëri  kthehen në të njëjtin lokacion.

Strehimorja i ofron shërbimet e veta edhe në situata kur temperaturat jashtë janë shumë të larta ose të ulëta, në mënyrë që të kujdesen përkohsësisht për të pastrehët dhe për të shmangur vdekshmërinë te ky grup i qytetarëve.

Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit me mbështetjen e Qytetit të Shkupit dhe këtë viti nga 30 dhjetori 2016, për shkak të temperaturave shumë të ulëta ka ofruar kujdes 24-orësh për të pastrehët. Është përgatit gjithashtu një plan logjistik që përfshin ekip i cili funksionon 24 orë dhe është mobil dhe i gatshëm për të marrë të pastrehët nga vendet ku ata ndodhen. Nga hapja e strehimores e deri më tani çdo dimër realizohen aktivitete për përkujdesje nga vala e ftohtë kur edhe strehohen mesatarisht nga 20 persona në ditë, ndërkaq gjatë vitit për shkak të sëmundjes akomodohen mesatarisht 5 deri në 10 persona.

Kryetari Trajanovski i falënderoi të punësuarit dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit për përkushtimin e tyre për të ndihmuar njerëzit e pastrehë me qëllim që t’u  përmirësohen kushtet e jetesës, dhe për angazhimin e një automjeti të tyre për të transportuar njerëzit e pastrehë deri në Punkt.

Sekretarja e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva-Paunovska u falënderua  për mbështetjen e Qytetit të Shkupit, ndihmë e cila ua lehtëson jetën personave të  pastrehë.

Të pastrehët mund ta kërkojnë ekipin në numrin e telefonit 3139 578 në Drejtorinë e Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.

 Shpenzimi i përgjithshëm për funksionimin e punktit në nivel vjetor është 1.700.000 denarë, prej të cilave 500. 000 denarë i siguron Qyteti i Shkupit dhe pjesa tjetër sigurohet nga donacionet dhe nga buxheti i Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit.