U NDANË SHPËRBLIMET PËR OBJEKTET MË TË MIRATREGTARE PËR VITIN 2016 15.3.2017

 

Qyteti i Shkupit dhe Agjencia SWOT Research për herë të dhjetë kanë bërë zgjedhjen për objektet më të mira tregtare, që edhe këtë vit është realizuar në kuadër të projektit "Muaji i tregtisë".

Shpërblimet për objektet më të mira tregtare në vitin 2016 i ndau kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

- Hulumtimet e projektit "Muaji i tregtisë" janë realizuar gjatë muajit nëntor, ku blerësit e fshehtë pas evaluimit të bërë kanë përgatitur raporte të cilat janë përpiluar sipas kritereve të caktuara, të tilla si: pamja e objektit dhe qasja për në objekt, furnizmi i mallrave, rregullimi i hapësirës, ​ shërbimi i stafit punonjës, ndihma në zgjedhjen e produkteve, higjiena para dhe brenda objektit, mënyra e pagesës, mënyra e shfaqjes së çmimeve të produkteve, gjendja e pajisjeve dhe uniformave. Qëllimi i këtij aktiviteti është të inkurajojë zhvillimin e tregtisë dhe zanateve dhe të tregojë nevojën për të ndjekur trendet bashkëkohore dhe aplikimin e teknologjive moderne në këto degë, si dhe për sondimin e cilësisë së shërbimeve në tregëti në më shumë veprimtari në nivel të qytetit të Shkupit - tha kryetari Trajanovski.

SWOT RESEARCH përmes rrjetit të blerësve të fshehtë i ka vlerësuar tregtarët sipas kritereve primare dhe sipas vlerësimeve janë përzgjedhur tre objektet më të mira tregtare në disa veprimtari, të cilat do të marrin mirënjohje për cilësi dhe prestigj.

Për objekte më të mira tregtare  për vitin 2016 janë zgjedhur objektet si më poshtë:

 

Në kategorinë "Aksesorë dhe bizhuteri"

 

1. Bozhinovski

2. B - Voç

3. Artaria Toni

 

 

Në kategorinë "Pajisje për amvisëri, teknikë të bardhë dhe çdo gjë për shtëpi"

 

1. Agrotehna

2. Neptun

3. Elipso

 

Në kategorinë "Pajisje kompjuterike audio, audio - video dhe pajisje telekomunikacionit"

 

1. Telekom shitorja

2. Soni Galerija

3. NIKO KOMPJUTERË

 

Në kategorinë "Butiqe"

 

1. Bella

2. Hugo Bos

3. Kegi Shus

 

Në kategorinë "Parfumeri dhe kozmetikë"

 

1. Shatci

2. Ri-Ma

3. L 'OCCITANE

 

Në kategorinë "Sallone për mobilje"

 

1. Kristina Damil

2. Akron

3. Tehnokoop

 

Në kategorinë "Supermarkete"

 

1. Granap

2. Ramstor

3. Tinex