INTENSIVISHT PO LAHEN RRUGËT DHE BULEVARDET NË QYTET 14.3.2017

 

 

 

 

Në drejtim të uljes së ndotjes së ajrit me të cilën jemi ballafaquar ditëve të fundit, ekipet e NP "Higjiena komunale" – Shkup, ka filluar zbatimin e masave të cilat Qyteti i Shkupit i miratoi, gjegjësisht gjatë natës së kaluar dhe gjatë ditës së sotme me pesë autocisterna po lahen rrugët më të mëdha dhe bulevardet në qytet.

Intensivisht po bëhet larja e rrugëve në komunat e Shkupit si Qendër, Aerodrom, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Karposh.

Bulevardet Boris Trajkovski, Jane Sandanski, Ilinden dhe Arradhat partizane, si dhe rruga Samoilova dhe rrugët e tjera gjithashtu po pastrohen me katër automjete speciale komunale.

Gjatë tërë ditës sot, gjithsej 215 punëtorë po bëjnë pastrimin dhe grumbullimin e mbeturinave, si dhe pastrimin e mbetjeve të borës dhe akullit në sheshet "Maqedonia", "Pella" dhe VMRO, po pastrohet gjithashtu Çarshija e vjetër, shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret e bulevardeve, kryqëzimet dhe urat, "Goce Delçev", "Syri", "Liria", Ura e gurit, Ura e artit dhe Ura e revolucionit, keji 13 Nëntor, si dhe qasjet për hyrje në institucionet më të mëdha.

NP "Higjiena komunale" - Shkup do të vazhdojë larjen e rrugëve edhe gjatë natës.