U MBJAT SEANCA E 75-TË E KËSHILLIT TË QYTETIT TË SHKUPIT 13.3.2017

Këshilli i Qytetit të Shkupit, dje më datë 26 janar 2017 (e enjte), e mbajti ë seancën e shtatëdhjetepestë të Këshillit të Qytetit të Shkupit, në të cilën u miratuan shumë programe dhe vendime.

Në seancën e djeshme Këshilli i Qytetit të Shkupit i verifikoi mandatet e dy këshilltarëve të rinj, Goran Arsov dhe Kamellia Levenska Nikoloska, që vijnë në vendin e Damjan Mançevskit, i cili u bë deputet pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme parlamentare, dhe Esma Rexhepova Teodosievska, e cila vdiq muajin e kaluar.

Këshilli i Qytetit të Shkupit diskutoi edhe për kërkesën për rishikimin e Vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për transportin e udhëtarëve të linjave në qytetin e Shkupit, ku u diskutua për autobusët me numër 9 dhe 19,dhe u soll konkluzion për  rishqyrtim dhe ndryshim të këtij Vendimi që do të rishqyrtohej në një seancë në muajin e ardhshëm.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në këtë seancë i miratoi edhe këto vendime: Ndryshimi dhe plotësimi i Planit të programeve për zhvillim  për periudhën 2017-2019;Vendim për ndarjen e mjeteve në të holla për Kryqin e kuq të Qytetit të Shkupit; Vendim për miratimin e furnizimit me mjete themelore të destinuara për IPM Enti i Gereontologjisë “13 Nëntori”-Shkup; Vendim për miratimin e furnizimit me mjete themelore për nevojat e Njësisë territoriale zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit; Vendim për bartjen e të drejtës së pronësisë së mjeteve themelore NP “Parqe dhe gjelbërim”- Shkup;  Vendim për bartjen e të drejtës së shfrytëzimit të përhershëm të sendeve të luajtshme; Vendim për subvencionimin e NP “Parqe dhe gjelbërim “-Shkup;Vendim për subvencionimin e NP “Higjiena komunale”-Shkup; Vendim për ndryshimin e Vendimit për dhënien e subvencioneve NQP “Shkup” – Shkup për vitin 2017; Vendim për pranimin dhe dhënien e naftës NQP “Shkup”-Shkup; Vendim për dhënien pëlqim të NP “Rrugë dhe rrugica”-Shkup; Vendim për çlirimin e investitorit nga pagimi i kompensimit për rregullimin e truallit ndërtimor ndryshime gjatë ndërtimit – ndërtimit shtesë, ndërtimit plotësues dhe adaptimit të objektit Kuvendi i Republikës së Maqedonisë; Vendim për sjelljen e Planit urbanistik për kuartin S 01, Shkup; Vendim për sjelljen e Planit urbanistik për kuartin J 03, Shkup; Vendim për sjelljen e Planit urbanistik për kuartin SZ 23, Shkup; Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për vendosjen e bashkëpunimit ndërmjet Qytetit të Shkupit dhe komunës Karposh për shkak të përgatitjes së bazave Mbrojtëse-konservuese për trashëgiminë kulturore; Vendim për dhënien pëlqim për Programin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në territorin e Qytetit të Shkupit në kushte dimërore për vitin 2016/2017 (shërbimi dimëror); Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së çmimeve për mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse, mirëmbajtjen e sinjalizimit horizontal, vertikal dhe të ndriçimit, shërbimeve të automjeteve, mekanizimit ndërtimor dhe krahut të punës, mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në territorin e qytetit të Shkupit dhe mirëmbajtjen e shtratit të lumit Vardar dhe kanaleve në territorin e qytetit të Shkupit; Vendim për dhënien pëlqim për Programin për aktivitete plotësuese të NP “Higjiena komunale”-Shkup në pjesën e pastërtisë publike në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 01.04. deri më 31.12.2017; Vendim për dhënien pëlqim për Programin për aktivitete plotësuese në pjesën e mirëmbajtjes së shtratit të lumit Vardar, degëve të tij dhe kanaleve të hapura në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 01.04. deri më 31.12.2017;  Vendim për dhënien pëlqim për Programin për aktivitete plotësuese të NP “Parqe dhe gjelbërim” – Shkup në pjesën e mirëmbajtjes së sipërfaqeve  të gjelbra në territorin e Qytetit të Shkupit për periudhën 01.04. deri më 31.12.2017;  Vendim për dhënien pëlqim për Programin për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e sipërfaqeve të gjelbra në territorin e Qytetit të Shkupit për vitin 2017; Program për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e varrezave të qytetit në Shkup për vitin 2017; Vendim për dhënien pëlqim të Listës së çmimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së çmimeve të shërbimeve në hortikulturën e NP “Parqe dhe gjelbërim”; Vendim për dhënien pëlqim të Listës së çmimeve për ndryshimin dhe plotësimin e Listës së çmimeve të materialit mbjellës të cilin NP “Parqe dhe gjelbërim” e blen nga Florakom” SHPKTHPV; Vendim për dhënien pëlqim për Programin për shfrytëzimin e privilegjuar të shërbimit të parkingut në parkingjet publike dhe sipërfaqet publike të destinuara për parkim me të cilat menaxhon NP “Parkingu i qytetit” – Shkup nga ana e personave me nevoja të posaçme për vitin 2017; Vendim për dhënien pëlqim për Programin investues të NP “Parkingu i qytetit” – Shkup për vitin 2017; Vendim për dhënien pëlqim për Programin investues të NP “Ujësjellës dhe kanalizim” – Shkup për vitin 2017; Vendim për dhënien pëlqim për Programin investues të NQP “Shkup” – Shkup për vitin 2017;Vendim për dhënien pëlqim për Vendimin për përcaktimin e vlerës së pikës për përllogaritjen e pagave për të punësuarit në NQP Shkup; Vendim për zgjedhjen e partnerit/ortakut për investime në Ndërmarrjen publike për deponimin e mbetjeve komunale “Drisla”-Shkup me qëllim kryerjen e veprimtarisë koncesionale deponimi i mbetjeve komunale në depon Drisla;

Në seancën e djeshme të Këshillit u diskutua edhe për Informatën  për përgatitjen e kadastrës së integruar të ndotësve të ambientit jetësor të Qytetit të Shkupit, si dhe për Raportin për realizimin e aktiviteteve të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të Qytetit të Shkupit për vitin 2016.Ndërsa u mirtua edhe Plani për përmirësimin e kualitetit të ajrit në aglomeracionin Regjioni i Shkupit dhe Plani afatshkurtër për mbrojtjen e ajrit ambiental në Qytetin e Shkupit dhe komunat e Qytetit të Shkupit.