VAZHDOJNË AKTIVITETET E SHËRBIMIT DIMËROR DHE NDËRMARRJEVE PUBLIKE 10.3.2017

Vazhdojnë aktivitetet e ekipeve të shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit të cilat intensivisht punojnë në terren për pastrimin e rrugëve dhe bulevardet e qytetit.

Në pjesën qendrore, pastrimi po bëhet në sheshet "Maqedonia", "Pella" dhe VMRO, gjithashtu po pastrohet në Çarshinë e vjetër, si dhe shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret në urat "Goce Dellçev", "Syri", "Lirija", Ura e Gurit, Ura e artit dhe Ura e revolucionit.

Ekipet e  NP "Higjiena komunale" - Shkup, për momentin po punojnë në pastrimin e borës në këto rrugë dhe bulevarde:

 

- Në komunën Qendër: VMRO, Dimitrija Çupovski, Filipi i II, 11 Tetori, Krste Misirkov,    Nënë Tereza, Koço Racin, Ilinden, Mito Haxhivasilev Jasmin.

- Në komunën e Karposhit: Aradhat partizane.

- Në Komunën e Kisella Vodës: bulevardi Boris Trajkovski

- Në Komunën Aerodrom: bulevardi Kuzman J. Pitu.

- Në Komunën e Çairit: Xhon Kenedi, Krste Misirkov dhe Cvetan Dimov.

- Në Komunën e Butelit: Brigada e dytë maqedonase dhe Kristian Todorovski karposh.

- Në Komunën e Gazi Babës - bulevardi Aleksandri i Maqedonisë,

- Në komunën e Gjorçe Petrovit – një pjesë e rrugës “Arradhat Partizane”.

- Në komunën Shuto Orizare-rruga Shuto Orrizare.

Ekipet e NP "Rrugë dhe rrrugica" në kuadër të aktiviteteve të shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit, me mekaneri ne terren po e pastrojnë borë dhe akullin nga të gjitha rrugët e qytetit dhe bulevardet. Ditët e kaluara  ata kanë punuar në pastrimin e trotuareve nga bora dhe akulli në bulevardin Ilinden, bulevardin 8 Shtatori, rruga Maxhari (në afërsi të tregut në Çento), dhe përgjatë bulevardit Kuzman Josifovski-Pitu (tek Kompleksi i Bankave drejt Zhelezarës).

Përveç pastrimit të borës dhe akullit, gjatë ditëve të kaluara ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica" kanë kryer aktivitete për sanimin e rrugëve të dëmtuara në disa lokacione, ku janë përdorur 10 ton masë e ftohtë e asfaltit. Gjatë ditëve të fundit kanë punuar në sanimin e gropave të rrugëve, edhe atë: në rrugën Nikola Parapunov, bul. Ilinden, bul. Aleksandri i Maqedonisë, bul. Aradhat Partizane tek ura Kombet e Bashkuara, si dhe rrugët Kozle, Boris Sarafov, Pero Nakov, Gjorçe Petrov dhe rruga e Kaçanikut. Përveç sanimit të gropave të rrugëve ekipet e NP "Rrugë dhe rrugica" kanë kontrolluar semaforizimin e kryqëzimeve dhe sinjalizimin vertikal.

Qyteti i Shkupit u rekomandon shoferëve që të jenë të kujdeshshëm gjatë vozitjes dhe t’u përmbahen kushteve të rrugëve.Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.

NP "Higjiena komunale" apelon që komunat ta realizojnë obligimin e tyre për të pastruar rrugët që janë në kompetencë të tyre dhe bën thirrje për efikasitet më të madh në këtë sferë, me qëllim që mbeturinat komunale të grumbullohen pa ndërprerje.