ASFALTOHET NJË PJESË E SHTIGJEVE TË BIÇIKLETAVE NGA RRUGA 2 9.3.2017

 
     
 

 

 

 

Ekipet e Qytetit të Shkupit dhe NP "Rrugë dhe rrugica" po i formësojnë dhe asfaltojnë shtigjet për biçikleta të Rrugës 2 të projektit "SHKUPI QYTET I ÇIKLIZMIT 2017”.

Sot /17.11.2016/ janë asfaltuar shtigjet përgjatë bulevardit Jane Sandanski, dhe  intensivisht po punohet për ndërtimin e shtigjeve të biçikletave përgjatë bulevardit Arradhat partizane, në pjesën te Bunjakoveci dhe Porta Vllae.

Rruga 2 e projektit "SHKUPI QYTET I ÇIKLIZMIT 2017” është e gjatë 11 km dhe do të lidhë komunën e Aerodromit me Qendrën dhe Karposhin, deri te komuna Gjorçe Petrov. Kjo rrugë i përfshin bulevardet Vidoe Smilevski Bato, Jane Sandanski dhe Kuzman Josifovski Pitu, Keji 13 Nëntori 13, sheshi "Maqedonia", Bulevardi VMRO dhe bulevardi Arradhat partizane deri te Porta Vlae.