GJATË FUNDJAVËS REGJIM I PËRKOHSHËM NË BULEVARDIN BORIS TRAJKOVSKI 7.3.2017

Qyteti i Shkupit i informon të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, se gjatë fundjavës /e shtunë 04.03 dhe e dielë 05.03.2017/ do të kryhen gërmime për vendosjen e instalacioneve në bulevardin Boris Trajkovski.

Gërmimet do të kryhen në lokacionin përpara portës së dytë të fabrikës Ohis dhe te semafori në lagjen Pintija, në periudhën prej në ora 8 deri 16:00.

Përë këtë arsye, në bulevardin Boris Trajkovski do të sillet regjim i përkohshëm i trafikut dhe do të vendoset sinjalizim përkatës i trafikut.

Luten të gjithë pjesëmarrësit në trafik ta respektojnë regjimin e përkohshëm të trafikut në këtë rrugë dhe shpejtësinë e vozitjes ta përshtasin me kushtet e rrugës.