MBRËMJET E TË DREJTAVE TË GRAVE 7.3.2017

Nesër /04.03.2017 vit, e shtunë / deri më 9 mars, me një sërë aktivitetesh në disa lokacione të qytetit do të mbahet edicioni i tetë i manifestimit "Mbrëmjet e të Drejtave të Grave".

Edhe këtë vit në kuadër të Mbrëmjeve të të Drejtave të Grave do të shfaqen filma dokumentarë, ekspozita, punëtori, teatër forum dhe debate. Pjesë e programit për këto ditë janë katër filma dokumentarë në regji të grave nga e gjithë bota që nxisin diskutime dhe mendime kritike mbi rolin e gruas gjatë kohës së krizave. Ngjarja përfshin diskutime tematike me: regjisorë të filmave dokumentarë, aktivistë lokal, ekspertë dhe publiku i gjerë i prekur nga kjo problematikë- (jo) barazi gjinore.

 

Qëllimi i programit për edicionin e tetë të Mbrëmjeve për të drejtat e grave mund ta gjeni në web linkun e mëposhtëm.

 

Mbrëmjet e të drejtave të grave (MDG) është ngjarje e cila organizohet tradicionalisht nga  viti 2010. Kjo ngjarje çdo vit mbahet në Shkup në vende të ndryshme si QKR, Kinotekën e Maqedonisë, Kinemaja e Qytetit Milenium, Muzeu i Qytetit të Shkupit dhe në lokacione tjera. MDG 2017 ofron alternativë për kremtimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsi. Gjegjësisht, përmes artit, filmit dhe muzikës,Mbrëmjet inkurajojnë burrat dhe gratë për të menduar në mënyrë kritike në lidhje me pabarazinë gjinore dhe për të respektuar arritjet e deritanishme.

Ngjarja “Mbrëmjet e të drejtave të grave" është rezultat i bashkëpunimit mes Qytetit të Shkupit, UN Women, Instituti për studime gjinore në Fakultetin e filozofisë "Kirili dhe Metodij" dhe "Univerziteti për artet audio-vizuale - Esra", Shkup. Këtë vit ngjarja është organizuar nga Qendra për hulumtim dhe krijim të Politikave - QHKP Shkup.