NDOTJA MË E MADHE ME PM10 NË SHKUP VJEN NGA NGROHJA E AMVISËRIVE 3.3.2017

Sipas planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në rajonin planor të Shkupit të cilin e përpiluan Instituti finlandez i meteorologjisë, Agjencia austriake e mjedisit jetësor, Qyteti i Shkupit dhe Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, në Shkup dhe rajonin e Shkupit ndotja më e madhe me PM10 grimcat në ajër vjen nga ngrohja e amvisërive, edhe atë me 32%. 

Pastaj, nga trafiku me 20%, pluhuri i krijuar nga sipërfaqet e parregulluara, pluhuri i rrugës dhe pluhuri nga aktivitetet  ndërtimore - 19%, industria - 18%, kripërat sulfate - 7%, kripërat nitrat - 2%, dhe bartja e  substancave ndotësve ndërkufitare - 2% . Këto të dhëna u  publikuan në prezantimin e Planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në teritorrin e rajonit të Shkupit, të Planit afatshkurtër për cilësinë e ajrit në rajonin e Shkupit dhe Kadastrën e Integruar të ndotësve të mjedisit që u mbajt  sot/16.12.201/ në Qytetin e Shkupit, ku mori pjesë kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.

- Kemi hyrë në sezonin kur instrumentet matëse shënojnë rritje të ndotjes së ajrit dhe rritjen e përqëndrimit të grimcave partikulare në ajër. Qytetarët më së shumti e ndjejnë këtë dhe nga ne kërkojnë të ofrojmë zgjidhje. Prandaj, mendoj se është shumë e rëndësishme që të flasin hapur rreth situatës me të cilën jemi të ballafaquar, për mundësitë tona, hapat tonë dhe aktivitet e ndërmarra. Qyteti i Shkupit që nga shkurti i vitit 2011 në rrugën Maqedonia ka vendosur instrument automatik i cili bën matjen e ndotësve në ajër, edhe atë të monoksidit të karbonit, dioksidi i squfurit, oksideve të azotit dhe grimcave  partikulare më të vogla se 10 mikrometra. Atëherë, unë, si kryetar i Qytetit të Shkupit, për herë të parë e hapa kutinë e Pandorës dhe publikisht fola se çfarë ajri thithin qytetarët e Shkupit. Qysh atëherë, qytetarëve ua bëra me dije se Qyteti i Shkupit dhe unë si Kryetar nuk do të ikim nga përgjegjësia dhe do të përballemi me të gjitha sfidat. Kështu është edhe sot e kësaj dite. Obligimi për të marrë masa për mbrojtje kundër ndotjes nuk është vetëm i Qytetit të Shkupit, por i të gjitha 17 komunave në Shkup dhe në rajonin e Shkupit. Nuk mundet  vetëm nga Qyteti i Shkupit të presin ta kryen punën. Prandaj, unë i ftoj të gjithë 17 kryetarët e komunave të marrin pjesë në këtë prezantim dhe të angazhohen në aktivitete për zvogëlimin e ndotjes, së bashku me të gjitha institucionet shtetërore - tha sot kryetari i Koce Trajanovski në fjalimin e tij para të pranishmëve.

Trajanovski shtoi se qëllimi i Qytetit të Shkupit është të gjinden përgjigje për pyetjet se kush po e ndot ajrin në Shkup dhe prej ku vjen ndotja më e madhe – vallë nga kapacitetet industriale, nga trafiku, apo nga ngrohja e shtëpive?

- Disa nga këto përgjigje ua ofrojmë në tre dokumentet që sot i prezantojmë para jush. Sipas të dhënave në këto dokumente, në Shkup dhe rajonin e Shkupit  ndotja më e madhe me grimca PM10  në ajër në rajonin e Shkupit vjen nga amvisëritë me 32 %, nga trafiku me 20%, pluhuri i krijuar nga sipërfaqet e parregulluara, pluhuri i rrugës dhe pluhurit nga aktivitetet  ndërtimore - 19%, industria - 18% kripërat sulfate - 7%, kripërat nitrat - 2%, dhe bartja e  substancave ndotësve ndërkufitare - 2%. Ajri nuk njeh kufij. Pikërisht për këtë arsye ju bëjë thirrje kryetarëve të komunave, kolegëve të mi dhe të gjitha autoriteteve kompetente që të angazhohen dhe të kyçen në mbrojtjen e  ajrit të ambientit nga ndotja dhe të zbatojnë masat e nevojshme, pasi që të gjitha komunat në vend kanë të njëjtat kompetenca në këtë fushë – theksoi Trajanovski.

Në Qytetin e Shkupit sot u mbajt prezantimi i Planit për përmirësimin e cilësisë së ajrit në  rajonin e Shkupit dhe Planit afatshkurtër për cilësinë e ajrit në rajonin e Shkupit, përpilimin e të cilëve i financoi Bashkimi Evropian nëpërmjet programeve IPA. Në përpilimin e planeve morën pjesë Instituti Meteorologjik finlandez, Agjencia austriake e mjedisit, Qyteti i Shkupit dhe Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Kontribit në përgatitjen e këtyre dokumenteve dha edhe Qendra për zhvillim të rajonit të Shkupit dhe kompania Tehnolab.

Sot, gjithashtu u prezantua dhe Kadastri i integruar i ndotësve të mjedisit jetësor -  dokument ky i cili është shumë i nevojshëm për Qytetin e Shkupit, pasi që jep pasqyrë të plotë për gjendjet e mjedisit jetësor, si dhe informata në lidhje me ndotësit që nuk janë në kompetencë të tij, dhe për të cilat nuk ka informata më të detajuara. Këto të dhëna hapin mundësinë që në kohë të merren masa nga autoritetet dhe institucionet kompetente në nivel qendror dhe lokal për të parandaluar apo tejkaluar çdo problem të mjedisit jetësor në qytet. Qyteti i Shkupit e ka financuar këtë projekt nga mjetet e veta. Përpilues i këtij dokumenti është kompania Tehnolab.

- Dua të theksoj se përveç për përgatitjen e planeve të tilla Qyteti i Shkupit në tetë vitet e kaluara ka marrë masa konkrete për të zvogëluar ndotjen e ajrit, si psh: rrugët e qytetit spërkaten  me magnez kalcium acetat për kontrollin dhe reduktimin e pluhurit të imët; kemi sjellë regjim të veçantë të trafikut për automjetet e rënda destinacioni përfundimtar i të cilave nuk është Shkupi, dhe të cilat udhëzohen ta përdorin unazën, kemi miratuar shërbim falas të autobusëve për qytetarët e moshuar, nxënësit  dhe qytetarë të tjerë; me ndihmë nga Qeveria kemi siguruar më shumë se 300 autobusë të rinj me Euro 4 dhe Euro 5 motorë, kemi vendos sistem të automatizuar për menaxhimin e trafikut, kemi ndërtuar dhe riparuar shtigje për biçikleta si pjesë e projektit "Shkupi Qyteti i çiklizmit 2017" dhe i kemi inkurajuar qytetarët që të përdorin sa më shumë biçikletat si mjet transporti; e kemi realizuar projektin për huazimin  e biçikletave nga pikat e NP "Parking i Qytetit";

Qyteti i Shkupit është vetëqeverisja e parë lokale që ka blerë automobila elektrik dhe elektro-skuterë për nevojat e administratës dhe të për qytetarët kemi vendosur dy ngarkues për automjetet elektrike në garazhet në kate "Falanga e Maqedonisë" dhe "Todor Aleksandrov";

Kemi filluar procedurën për blerjen e 50 autobusëve të rinj elektrik me çka dukshëm do të reduktohet ndotjea e ajrit  nga transporti publik; në sipërfaqet e gjlebra publike kemi mbjellë më shumë se një milion fidanë gjetherënës dhe gjethembajtës, kemi ngritur sipërfaqe të reja të gjelbra dhe jemi kyç në aksionin Dita e drurit – mbille ardhmërinë tënde; në fazë përfundimtare është përgatitja e Strategjisë për ndryshimet klimatike; Në mënyrë të rregullt vazhdon procedura për dhënien e B - lejeve të integuara ekologjike dhe elaboratet  për mbrojtjen e mjedisit jetësor, dhe kryhen kontrolle të rregullta të instalimeve nga organet inspektuese të qytetit; Qytetarëve u kemi dhënë 196 subvencionime për të blerë stufa me peleta, dhe ky aktivitet do të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm - theksoi Kryetari Trajanovski në prezantimin e sotshëm.