PERSONAT ME NEVOJA TË POSAÇME MË NË FUND FITUAN PAJISJE DHE REKUIZITA PËR USHTRIM DHE REKREACION 3.3.2017

Para disa ditëve personat me nevoja të posaçme fituan mundësinë që të ushtrojnë në rekuizita dhe pajisje tjera në orë falas dhe të njëjtat mund t’i shfrytëzojnë edhe për rekreacion. Orët pa pagesë do të mbahen nën mbikëqyrje profesionale në shkollat e mesme të Qytetit të Shkupit "Mihajllo Pupin" dhe "Zdravko Cvetkovski".

- Qyteti i Shkupit për herë të parë këtë vit bleu pajisje dhe rekuizita për personat me nevoja të veçanta që janë instaluar në sallat e dy shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit "Mihajllo Pupin" dhe "Zdravko Cvetkovski", ku dy ditë në javë personat me nevoja të posaçme mund të vijnë të ushtrojnë dhe të shoqërohen. Ka pajisje të llojeve të ndryshme dhe mendoj që do t’i plotësojnë nevojat e ndryshme të përdoruesve. Për blerjen e këtyre pajisjeve Qyteti i Shkupit ka ndarë 1,5 milion denarë. Dua të përmend se kemi siguruar edhe instruktorë, respektivisht orët falas do të zhvillohen nën mbikëqyrjen e personave profesionistë të cilët do t’i paguajmë rreth 300.000 denarë. Gjithashtu, ka edhe persona nga Kryqi i Kuq në rast se dikush lëndohet apo ka nevojë i njëjti do të merr edhe ndihmë mjekësore. Mendoj se kjo është një çështje shumë e rëndësishme duke pasur parasysh që ne duam t’u ndihmojmë personave me nevoja të posaçme që sa më shumë të socializohen dhe shoqërohen. Në bisedë me to kam përshtypjen se janë të kënaqur që kanë ardhur këtu dhe kanë patur mundësi të ushtrojnë dhe të shoqërohen. Qyteti i Shkupit edhe vitin e ardhshëm do të investojë në blerjen e pajisjeve shtesë dhe për këtë qëllim në Buxhetin për vitin e ardhshëm veçmë janë planifikuar mjete financiare. Për furnizimin e pajisjeve të reja tashmë jemi në bisedime me kryetarët e shoqatave të personave me nevoja të posaçme. Gjithashtu do ta përshtasim edhe transportin me autobus për nevojat e tyre, theksoi kryetari Trajnovski.

Personat me nevoja të posaçme në shkollën e mesme "Mihajllo Pupin" do të mund të ushtrojnë çdo të martë dhe të enjte sipas këtij orari: në ora 19:00 aktivitete sportive dhe rekreative për personat me invalidet trupor, dhe në ora 20:00 aktivitete rekreative dhe sportive për personat me shikim të dëmtuar.

Në SHMQSH ”Zdravko Cvetkovski” do të mund të ushtrojnë çdo të martë dhe të premte  sipas këtij orari: në ora 19:00 aktivitete sportive rekreative për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, dhe në ora 20:00 aktivitete rekreative dhe sportive për personat me dëgjim të dëmtuar.

Kryetari i  Federatës Sportive të Maqedonisë për të verbër theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për personat me nevoja të posaçme për rekreacion dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre.

I informojmë të gjithë qytetarët e interesuar, si dhe organizatat qytetare në të cilët janë të anëtarësuar persona me nevoja të posaçme të marrin pjesë në aktivitetet sportive dhe rekreative në shkollat ​​e përmendura.

Ky projekt realizohet nga Sektori i punëve publike, përmes Sekssionit për mbrojtje sociale dhe shëndetësore të fëmijëve dhe të Sekssionit për sport dhe të rinj, si dhe Shoqata e personave me invalidet trupor – Mobiliteti Shkup.

 

Personat për kontakt, trajnerët të cilët do t’i zhvillojnë orët:

Daniell Trbogazov tel: 078 / 352-437

Branimir Jovanovski tel: 070 / 211-772

Vllatko Trajçevski tel: 075 / 951-038