ЕKIPET E SHËRBIMIT DIMËROR PO I PASTROJNË RRUGËT DHE TROTUARET NGA AKULLI DHE BORA 3.3.2017

Vazhdojnë aktivitetet e ekipeve të shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit të cilat intensivisht punojnë në terren për pastrimin e rrugëve dhe bulevardet e qytetit.

NP "Higjiena komunale" me 170 punëtorë në terren po bën pastrimin e trotuareve, të cilat janë në terren në tre ndërrime.

Në pjesën qendrore, pastrimi po bëhet në sheshet "Maqedonia", "Pella" dhe VMRO, gjithashtu po pastrohet në Çarshinë e vjetër, si dhe shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret në urat "Goce Dellçev", "Syri", "Lirija", Ura e Gurit, Ura e artit dhe Ura e revolucionit.

Gjatë ditës së sotme, gjithsej 150 punëtorë të  NP "Higjiena komunale" - Shkup, po punojnë në pastrimin e borës në këto rrugë dhe bulevarde:

- Në komunën Qendër: VMRO, Dimitrija Çupovski, Filipi i II, 11 Tetori, Krste Misirkov,    Nënë Tereza, Koço Racin, Ilinden, Mito Haxhivasilev Jasmin.

- Në komunën e Karposhit: Aradhat partizane.

- Në Komunën e Kisella Vodës: 11Tetori

- Në Komunën Aerodrom: bulevardet Jane Sandanski dhe Kuzman J. Pitu.

- Në Komunën e Çairit: Xhon Kenedi dhe Cvetan Dimov.

- Në Komunën e Butelit: Cvetan Dimov dhe Kristian Todorovski karposh.

- Në Komunën e Gazi Babës - bulevardi Aleksandri i Maqedonisë,

- Në komunën e Gjorçe Petrovit – një pjesë e rrugës “Arradhat Partizane”.

- Në komunën Shuto Orizare-rruga Brigada e dytë maqedonase.

 

Qyteti i Shkupit u rekomandon shoferëve që të jenë të kujdeshshëm gjatë vozitjes dhe t’u përmbahen kushteve të rrugëve.Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.

NP "Higjiena komunale" apelon që komunat ta realizojnë obligimin e tyre për të pastruar rrugët që janë në kompetencë të tyre dhe bën thirrje për efikasitet më të madh në këtë sferë, me qëllim që mbeturinat komunale të grumbullohen pa ndërprerje.