MIRËNJOHJE NGA PENSIONISTËT E QENDRËS PËR KRYETARIN TRAJANOVSKI 3.3.2017

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, sot /23.01.2017, e hënë/ realizoi takim me Shoqatën e pensionistëve të Komunës Qendër, në të cilin në shenjë falenderimi për mbështetjen që Qyteti i Shkupit në kuadër të mundësive të veta i jep Shoqatës dhe u del përballë kërkesave të pensionistëve, Këshilli ekzekutiv i Shoqatës së pensionistëve të komunës Qendër, kryetarit Trajanovski i ndau Mirënjohje për bashkëpunim.

- Qyteti i Shkupit dhe Lidhja e shoqatave të pensionistëve të qytetit të Shkupit (LSHP) në vitin 2009 nënshkruan Marrëveshjen që parashikon bashkëpunimin e Qytetit të Shkupit me Lidhjen e shoqatave të pensionistëve në drejtim të avancimit të jetës  kulturore, rekreative, sportive, edukative të pensionistëve si dhe realizimin e të drejtave tjera sociale, pensionale-invalidorore dhe të drejta të sigurimit shëndetësor. Në përputhje me dispozitat nga Marrëveshja e nënshkruar, si dhe në pajtim me Marrëveshjen e nënshkruar në mes të Qytetit të Shkupit dhe Lidhjes së  Shoqatave të Pensionistëve të qytetit të Shkupit - që nga viti 2010, Qyteti ka paraparë mjete në Buxhetin e Qytetit të Shkupit të dedikuara për renovimin e pushimores në Qendrën rekreative turistike- Katllanovë, dhe për të mbështetur aktivitetet programore të Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të qytetit të Shkupit. Qyteti gjatë viteve të kaluara ka realizuar bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shoqatën e pensionistëve të qytetit të Shkupit, e cila është e bazuar në marrëveshje të përbashkët dhe pjesëmarrje të përbashkët në realizimin e programeve të ndryshme dhe aktivitete që synojnë arritjen e jetës më cilësore të pensionistëve. Bashkëpunimi vazhdon edhe më tej dhe Qyteti i Shkupit shpreh plotësisht mbështetjen e tij për punën e mëtejme të Lidhjes - tha kryetari Trajanovski në takimin me pensionistët

Për mbështetjen e pensionistëve Qyteti i Shkupit organizon një sërë aktivitetesh si:

Organizimin e transportit grupor për pensionistët në vende për piknik në teritorrin e  Qytetit të Shkupit, dhe Republikës së Maqedonisë; Transport falas për të moshuarit  katër ditë në javë - të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën; Karta falas për transport publik për pensionistët me invalidet,  Mbështetje për ngjarjet sportive siç është turneu tradicional i shahut; Mbështetja e festimit të Ditës së pensionistëve të RM dhe aktivitete të tjera.

Bashkëpunimi i Qytetit të Shkupit me Lidhjen e Shoqatave të pensionistëve të Qytetit të Shkupit vazhdon edhe më tutje, edhe atë përmes mbështetjes për forcimin organizativ të Lidhjes gjegjësisht mbështetje për punën e ardhshme të Lidhjes dhe shoqatave që janë anëtarë të saj