FILLOI CIKLI I KATËRMBËDHJETË I VIZITAVE NË KOMUNAT E SHKUPIT 29.3.2017

Me vizitën në Komunën e Kisella Vodës, sot /07.03.2017, e martë/ filloi cikli i katërmbëdhjetë i vizitave në komunat e Shkupit. Në kuadër të këtyre vizitave, kryetari i Qytetit të Shkupit, së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit dhe përfaqësues të administratës së Qytetit do të zhvillojë takime me përfaqësues të bashkësive urbane nga të gjitha 10 komunat që funksionojnë në Shkup.

- Këto takime janë mundësi e shkëlqyer për t'u takuar me përfaqësuesit e bashkësive  urbane dhe vendore nga të gjitha komunat dhe për t’i dëgjuar mendimet e qytetarëve për projektet e Qytetit të Shkupit dhe nevojat e tyre. Në këto takime diskutojmë për çështjet që janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjeve publike,si: komunikacioni, transporti publik, higjiena komunale, mirëmbajtja e gjelbërimit dhe shumë çështje të tjera. Këto takime kanë treguar rezultate të shkëlqyera dhe kanë kontribuar për të përmirësuar komunikimin, në rritjen e cilësisë së punës të ndërmarrjeve publike dhe realizimin e shumë projekteve në terren, - tha kryetari Trajanovski.

Paralelisht me takimet me bashkësitë urbane dhe përfaqësues të administratave komunale, ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit do të kryejnë aktivitete intensive në periudhën prej 5 ditëve, ku do të kryejnë aktivitete që janë në kompetencë të tyre.

 

-NP"Parqet dhe gjelbërimi", do të punojë në kastrimin e drurëve, prerjen e degëve të thata, mbjelljen e luleve;

-NP"Higjiena" do të bëjë pastrimin dhe larjen e rrugëve, si dhe zëvendësimin e kontejnerëve të dëmtuar;

-NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi", do të punojë në pastrimin dhe riparimin e ulluqeve, mënjanimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit, si dhe sanimin e gropave;

-NP "Rrugë dhe rrugica" do të bëjë sanimin e rrugëve, si dhe përmirësimin e sinjalizimit horizontal dhe vertikal;

- NTP-Shkup do të punojnë në pastrimin e stacioneve të autobusëve dhe hapësirat rreth tyre.

 

Kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Biljana Beliçanec Aleksiq tha se këto takime të rregullta japin rezultate pozitive dhe të njëjtat përmirësojnë komunikimin në mes të bashkësive urbane dhe administratës komunale me ndërmarrjet publike.

- Këto takime kanë kontribuar në përmirësimin e punës së ndërmarrjeve publike, dhe për realizimin e një sërë projektesh që drejtpërsëdrejti e kanë përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve të Kisella Vodës. Në marrëveshje me NP "Higjiena komunale", këtë aksion do ta shfrytëzojmë për mbledhjen e mbeturinave të rënda të qytetarëve, dhe apeloj që të gjithë banorët që kanë mbeturina të këtij lloji (pjesë të mobiljeve, gjësende për amvisëri, pajisje elektrike, etj) që t’i lënë para shtëpive të tyre ose në afërsi të kontejnerëve ekzistuese, që më pas ekipet speciale të ndërmarrjes të njëjtat t’i grumbullojnë - tha Beliçanec Aleksiq.