PASTROHEN TROTUARET NË RRUGËT DHE BULEVARDET E QYTETIT 1.3.2017

 

 

 

 

 

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit intensivisht punojnë në terren për pastrimin e e trotuareve në rrugët dhe bulevardet e qytetit.

NP "Higjiena komunale" me 80 punëtorë në terren po bën pastrimin e borës dhe akullit nga trotuaret dhe sipërfaqet publike.

Në pjesën qendrore, pastrimi po bëhet në sheshet "Maqedonia", "Pella" dhe VMRO, gjithashtu po pastrohet në Çarshinë e vjetër, si dhe shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret në urat "Goce Dellçev", "Syri", "Lirija", Ura e Gurit, Ura e artit dhe Ura e revolucionit.

Ekipet e NP "Higjiena komunale" - Shkup, për momentin punojnë në pastrimin e borës në këto rrugë dhe bulevarde:

 

Në komunën Qendër: VMRO, Dimitrija Çupovski, Filipi i II, 11 Ttetori, Krste Misirkov, Nënë Tereza, Koço Racin dhe Ilinden.

-Në komunën e Karposhit: Arradhat partizane.

-Në Komunën e Kisella Vodës: Pjesa prej te rruga 11Tetori deri te Spitali i Qytetit dhe  bulevardi Boris Trajkovski.

-Në Komunën Aerodrom: bulevardet Jane Sandanski dhe Kuzman J. Pitu.

Në Komunën e Çairit: bulevardi Brigada e dytë maqedonase dhe rrugët: Kemal Sejfulla Xhon Kenedi, Hristian T. Karposh dhe Cvetan Dimov.

-Në Komunën e Butelit: Kemal Sejfulla, Aleksandar Urdarevski, Bosnja dhe Hercegovina.

-Në Komunën e Gazi Babës - bulevardi Aleksandri i Maqedonisë, Vojvodina, Koce Metalec dhe Bllagoja Stefkovski

 Në komunën e Gjorçe Petrovit - rruga Gjorçe Petrov.

Ekipet e NP”Higjiena komunale”  nga makineria janë përdorur katër motokultivatorë, katër traktorë,një automjet i posaçëm "Hijeta", një automjet special “pjaxho” një “avanti”  dhe dy automjete për shpërndarjen e kripës.

Në pastrimin e trotuareve dhe sipërfaqet publike janë aktive edhe ekipet e NP "Parqet dhe gjelbërimi" - Shkup, ku ditëve të fundit nga kjo ndërmarrje janë angazhuar 90 punëtorë dhe makineri.

Qyteti i Shkupit u rekomandon shoferëve që të jenë të kujdeshshëm gjatë vozitjes dhe t’u përmbahen kushteve të rrugëve.Rikujtojmë se në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, ndërsa rrugët e tjera janë në kompetencë të komunave dhe ato janë përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre.

U bëjmë thirrje qytetarëve, këshillave shtëpiake dhe pronarëve të objekteve afariste t’i përmbushin obligimet ligjore për pastrimin e borës nga hyrjet deri te objektet e tyre.